Bota

Izraeli vret komandantin e Xhihadit Islamik Palestinez


               Publikuar në : 13:11 - 12/11/19 |
el ida

Izraeli pohoi se ka vrarë një nga komandantët më të lartë të një grupi militant në Rripin e Gazës, Baha Abu Al-Atanin, pasi po planifikonte “sulme të menjëhershme terroriste”.

Udhëheqësi i Xhihadit Islamik Palestinez, u vra së bashku me gruan e tij me një raketë që goditi shtëpinë e tyre. Grupi i tij, mbështetet nga Irani, dhe është organizata e dytë më e madhe militante në Gaza.  Ata akuzohen se kanë kryer shumë sulme me raketa ndaj Izraelit.

Grupi militant palestinez i Hamasit, i cili udhëheq Rripin e Gazës dhe konsiderohet rival i Xhihadit Islamik Palestinez, e dënoi vrasjen e Al-Atas dhe tha se ajo “nuk do të kalojë pa ndëshkim”.

Pas lajmit për vrasjen, militantët hodhën disa raketa në drejtim të Izraelit, por nuk u raportua për të plagosur apo dëme të tjera./Opinion.al

Pas