Aktualitet

Moti i acartë, ARRSH: Situata në rrugët e vendit, probleme në Qafë Thanë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:08 - 15/02/21 |
Doriana Çepunaj

Temperaturat e ulëta kanë përfshirë vendin, ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë mëngjesin e kësaj të hëne një informacion të përgjithshëm për gjendjen e akseve kombëtare.

ARRSH bën me dije se në rajonin verior, qarqet ku qarkullohet me zinxhirë janë Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.

Në rajonin qendror, qarkullohet me zinxhirë në Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.

Në rajonin jugor vazhdon të jetë problematike segmenti Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.

“Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta qarkullohet me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites. Kontraktorët janë në terren  për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore’, thotë ARRSH.

Pas