Aktualitet

Moska s’do t’i kërkojë Damaskut të ndërpresë bombardimet në Alepo



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:39 - 30/04/16 |
b.f

Rusia nuk do t’i kërkojë Damaskut të ndërpresë bombardimet në rajonin e Alepos, fushë beteja kryesore e luftës civile në Siri, deklaroi sot zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Guennadi Gatilov.

“Jo, ne nuk do t’i bëjmë presion Damaskut sepse duhet të kuptohet se këtu, bëhet fjalë për një luftë kundër kërcënimit të terrorizmit”, theksoi ai në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve, “Interfax”, raporton express. 

Nga ana tjetër, përgjegjësit amerikanë kanë akuzuar Moskën se mbështet bombardimet e regjimit të Damaskut, që duket se po përgatit një sulm ndaj Alepos.

Të enjten Uashingtoni i kërkoi Rusisë të bëjë presion tek aleati i saj Bashar al Asad për ndërprerjen e këtyre sulmeve.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas