Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mos u josh nga çmimi!

2018/08/07 at 7:46 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Mos u josh nga çmimi!

Nga Erald Pashaj


Ne kemi një aftësi të veçantë për blerjen e produkteve që nuk na duhen, por i blejmë vetëm e vetëm sepse janë lirë.Blejmë rroba se janë lirë, blejmë shtëpi se është lirë, blejmë fruta-perime në rrugë se janë lirë, blejmë mobilje se janë lirë ….. lirë, lirë, lirë …. por asnjëherë mirë dhe diçka që na duhet vërtet.

Kush nuk ka mundësi ekonomike, mund t’i shpenzojë në mënyrë më të zgjuar ato pak para, p.sh.mund të blejmë pak, por diçka që i duhet; një palë pantallona të lira, por të reja, një bluzë 500 Lekë, por në dyqan, një kile perime të freskëta dhe jo 3 kile kalbësira vetëm se janë lirë. Nuk duhet blerë çdo lloj gjëje e papërshtatshme që dikush e shet lirë.

Joshja nga çmimi i ulët është në vendin e parë, jo për faktin se tregu është i varfër (ka edhe kjo një ndikim në disa produkte), por sepse individi është kryesisht i paditur ose e thënë ndryshe injorant. Injorant përkufizohet si “Mungesa e njohurive bazë ose ndërgjegjësimit në përgjithësi në një ose disa fusha të jetës”.

Individi duke qenë i tillë dhe duke mos menduar, vendos të blejë gjithçka që është më lirë, por duke dëmtuar shëndetin në radhë të parë, por edhe të ardhurat duke blerë produktet dhe shërbimet e gabuara ose krejtësisht të panevojshme. Duke blerë lirë ju hiqet edhe e drejta për t’u ankuar; “Pse ankohesh, aq ke paguar.”

Po le të ndalemi tek çfarë është çmimi i lirë? Çfarë do të thotë lirë? Lirë do të thotë cilësi e dobët dhe vlerë e ulët. Por nqs vazhdojmë më tej, pra nqs e blejmë produkte të lira që nuk na duhen, por i kemi blerë se “i kapëm” lirë, ato janë edhe më të dëmshme për ekonominë familjare. A e dini ju se çmimi i produkteve të panevojshme është më i shtrenjti nga të gjithë? Sikur edhe 1 lek po të shpenzosh kot, për diçka që nuk ju duhet, është dëm i drejtpërdrejtë për ju.

Hidhni sytë rreth e rrotull aty ku jeni, p.sh.në shtëpi; – Sa orendi keni rrotull që janë kot, të panevojshme dhe të papërshtatshme? Hapni dollapin, sa rroba janë kot, kot, kot që nuk i keni veshur më shumë se një herë, ose asnjëherë. E sa e sa produkte, e deri prona që nuk ju janë dashur kurrë. Po atëherë pse i keni blerë?

Shpeshherë sepse ju janë dukur lirë. Mirë kur blen rroba, perime, etj., se fundja kanë vlerë të vogël, por kur blejmë lirë një makinë 15 vjet të vjetër, ose me mbi 200,000 km, blejmë shtëpi që janë zgëqe me nga dy kolona në mes të dhomës, ambiente me forma gjeometrike të paidentifikuara më parë, pa dritare ose me dritare që hapen tek dritarja e banjës së tjetrit. Ne jemi rast i veçantë për t’u studiuar, ku edhe shitësi thotë – si ka mundësi që e bleu? Mos themi më tej që në vendin tonë për shkak të joshjes së çmimit njerëzit blejnë edhe produkte me probleme ligjore, pa hipotekë, prona me konflikte, automjete me dokumente të parregullta, dhe vetëm se janë më lirë. Kjo shpeshherë përkthehet në atë që populli e quan “të blesh hallin me lekët e tua!”

Sigurisht sa më lart nuk do të thotë që çdo gjë e lirë nuk bën, jo, ndoshta bën dhe përmbush nevojat e dikujt dhe për diçka të caktuar. Personat që janë të orientuar nga çmimi nuk kërkojnë cilësi dhe përkohësisht në produkte të caktuar mund të mos iu duhet cilësia, por këto janë të përkohshme. Nqs çmimi do të ishte i vetmi faktor i rëndësishëm kur blejmë diçka, atëherë do të kishim vetëm mallra “kinezë” të dorës së fundit që prishen me shpejtësi marramendëse (se ka edhe mallra kinezë shumë cilësorë, por natyrisht jo të lirë).

Nga ana tjetër, jo çdo gjë që kushton më shumë është e mirë, sepse ka mallra të kushtueshëm jo cilësorë, por një gjë është e sigurt, që nuk kamë shtrenjtë sesa të blesh diçka që nuk të duhet dhe nuk tëbën punë.

Mos u joshni nga çmimi! Çmimi është relativ, çmimi i lirë do të thotë që produkti përmbush pak nevoja dhe ka shumë rreziqe.Të gjithë duhet të mësohen që të blejnë atë që i duhet, atë që i plotëson nevojat, atë që i bën punë, që i jep më shumë siguri, shërbim dhe garanci. Rezistojini joshjes nga çmimi dhe blerjes së kotësisë dhe do të shihni që jeta do t’ju bëhet më e mirë!

Etiketa: Erald Pashajkomentmos blej lire


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Emri/ Aksidenti tragjik i Saukut, vdes 28 vjeçari, dy të plagosur

Emri/ Aksidenti tragjik i Saukut, vdes 28 vjeçari, dy të plagosur

VIDEO/ Pushuesit të alarmuar: Peshkaqenë pranë bregut në Dhërmi

VIDEO/ Pushuesit të alarmuar: Peshkaqenë pranë bregut në Dhërmi

Politika zyrtarisht me pushime: Ja ku po kalojnë ditët e nxehta të gushtit Rama, Basha, Meta e Kryemadhi

Politika zyrtarisht me pushime: Ja ku po kalojnë ditët e nxehta të gushtit Rama, Basha, Meta e Kryemadhi
















TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com