Aktualitet

Morinë/ Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet me qëllim ekstradimi 34-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:19 - 27/02/21 |
Semiljana Azizi

Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme me qëllim ekstradimi në Morinë, pasi ishte dënuar me dy vite burg nga gjykata në Maqedoninë e Veriut.

34-vjeçari i identifikuar me iniciale Z.S, banues në Shkup, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mga njoftimi zyrtar bëhet me dije se ai i dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

‘Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare  si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas  të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Z.S, 34 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni e Veriut.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Shkup, pasi Gjykata e Apelit në Shkup, të Maqedonisë së Veriut, e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin maqedonas, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.’- njofton policia./Opinion.al

Pas