Life Style

Mori nënshtetësinë shqiptare, mediat e huaja jehonë Dua Lipës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:54 - 28/11/22 |
Opi Nion

Marrja e nënshtetësisë së këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa ditën e djeshme, ka bërë që shumë prej  mediave të huaja të shkruajnë për të.

Kanë qenë media si Reuters, Washington Post, DailyMail, PageSix, The Guardian si dhe ABC News,  të cilat kanë shkruar për marrjen e nënshtetësisë shqiptare të Dua Lipës.

Ndërsa i dha nënshtetësinë shqiptare Lipës, presidenti Begaj tha se e konsideronte nder për ta bërë këtë sepse këngëtarja i ka bërë shqiptarët të famshëm në mbarë botën.

Ndërsa vetë këngëtarja përpara se të bënte betimin për shtetësinë shqiptare në bashkinë e Tiranës u shpreh: Do të jem edhe unë shqiptare me letra.

Lipa ka lindur në Londër në vitin 1995 nga prindërit Anesa dhe Dukagjin Lipa  me origjinë nga Kosova.

Lipa, e cila filloi të këndonte në moshën pesë vjeçare, u ndikua nga ana muzikore nga babai i saj, një ish-këngëtar dhe kitarist i një grupi rock. Ajo filloi të postonte këngët e saj në YouTube kur ishte 14 vjeç. Albumi i saj i parë debutues në studio u publikua në vitin 2017. Në vitin 2019 ajo fitoi çmimin Grammy për Artistin më të Mirë të Ri.

Së bashku me babanë e saj, ajo bashkëthemeloi Fondacionin Sunny Hill në 2016 për të mbledhur fonde me koncerte vjetore të mbajtura në vendlindjen e saj në Kosovë për të ndihmuar njerëzit që janë në vështirësi financiare.

Dua Lipa do të mbyllë turneun e saj vjetor të koncerteve në sheshin Skënderbej në Tiranë këtë mbrëmje për të përkujtuar Ditën e Pavarësisë./Opinion.al

Pas