Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mori 125 mijë euro në emër të babait”, Deputeti i PS-Kryemadhit: Hakmarrje

2021/12/27 at 2:48 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mori 125 mijë euro në emër të babait”, Deputeti i PS-Kryemadhit: Hakmarrje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një status në rrjetet sociale ka denoncuar se deputet i PS-së Alqi Bllako, ka përfituar nga afera e inceneratorëve 125 mijë euro përmes  pagave të babait të tij, në një situatë të pastër të konfliktit të interesit.


“Ja se si Deputeti i PS Alqi Bllako, ish-Drejtori i AKUM ka përfituar nga mega afera e inceneratorit të Tiranës, nëpërmjet pagave të babait në shumën 125.000 Euro, duke e punësuar në kompaninë e inceneratorit të Tiranës, në një situatë konflikti të pastër interesi. ‘Letrat e Pandorës’ së Tiranës duhen hapur sa më parë!”, shkruan Kryemadhi

Ndërkohë lidhur me këto akuza të Kryemadhit ka reaguar edhe Deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili i ka thënë se akuzat në adresë të tij janë“mashtrime”. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Bllako thotë se akuzat janë “për hakmarrje personale, jo për arsye parimore”.

“Prej disa kohësh, jam vendosur në shënjestrën e pronarëve të LSI-së për hakmarrje personale, jo për arsye parimore.

Në respekt të transparencës dhe interesit publik, më duhet të sqaroj disa pika kyçe për të rrëzuar njëherë e mirë mashtrimet e LSI.

1 – Nuk kam pasur asnjë rol në dhënien e asnjë konçesioni, gjatë ushtrimit të detyrës, si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit.

Ligji i Konçesioneve dhe Partneritetit Publik Privat përcakton se Sekretari i Përgjithshëm, nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në proçedurë, nëse nuk është pjesë e komisionit përgjegjës për dhënien e konçensionit. Nuk kam qenë kurrë anëtar i 3 komisioneve përgjegjëse për dhënien e 3 konçensioneve, për të cilat hidhen akuza.

Nuk kam marrë pjesë kurrë në asnjë prej mbledhjeve të zhvilluara nga këto komisione.

2 – Nuk kam vepruar kurrë në konfilikt interesi, siç mashtrojnë me dashje kundërshtarët politikë.

Gjatë kohës së shpalljes së fituesit për impiantin e Tiranës nuk ushtroja detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Fituesi është shpallur në 17 Gusht 2017 dhe kontrata është lidhur në 31 Gusht 2017. Kam ndërprerë mardhëniet e punës në Ministrinë e Mjedisit më 27 Korrik 2017 dhe jam emëruar Sekretar i Përgjithshëm në Presidencë më 31 Korrik 2021.

3 – AKUM, agjenci që e kam drejtuar nga 26 Shkurt 2019 deri më 05 Mars 2021 ka ZERO lidhje me impiantin e Tiranës. Kjo agjenci nuk ka qene KURRË pjesë as në proçedurë, as në menaxhim. Kjo vlen njësoj për periudhat si për drejtuesit para meje, ashtu dhe për ata pas meje.

AKUM nuk ka asnjë rol në politikbërjen apo menaxhimin e mbetjeve. AKUM është agjencia përgjegjëse vetëm për ndërtim infrastrukture në sektorin e mbetjeve.

4 – MË E RËNDËSISHMJA! Babai im nuk ka përfituar KURRË asnjë qindarkë prej meje.

Im atë është një nga sipërmarrësit e parë në vitet ‘90. Si inxhinier mekanik, i specializuar për industrinë është profesionist dhe sipërmarrës i mirënjohur në këtë fushë prej 31 vitesh. Nuk ka ASNJË konflikt interesi timin me punën e kryer prej tij në Impiantin e Tiranës, punë që e ka filluar 1 vit e 3 muaj, pasi isha larguar nga Ministria e Mjedisit dhe ushtroja detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Presidencë. Im atë, ka lidhur një kontratë afatshkurtër me afat të përcaktuar, si përgjegjës për detajimin e projektit mekanik, pjesë kjo e projektit tërësor të zbatimit, projektim i ardhur nga një kompani ndërkombëtare.

ZERO vendimarrje e imja, në çdo hallkë të këtij proçesi! ZERO konflikt interesi!

Ata që akuzojnë kanë të drejtë vetëm për diçka! “Follow the money” dhe shumë shpejt do të mbërrijmë në destinacion!”, tha Bllako.

Etiketa: Alqi BllakoinceneratoretMonika Kryemadhi


Ju sugjerojmë

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës
Aktualitet

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës

23 Qershor, 2026 9:42 am
Negociatat SHBA -Iran, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane
Bota

Negociatat SHBA -Iran, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

23 Qershor, 2026 9:39 am
Rama dedikim protestuesit: Mbrëmë të kthyen në hero për të të lënë në rrugë vetëm
Kryesore

Rama dedikim protestuesit: Mbrëmë të kthyen në hero për të të lënë në rrugë vetëm

23 Qershor, 2026 9:21 am
Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
Bota

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

23 Qershor, 2026 7:56 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

23 Qershor, 2026 7:54 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

23 Qershor, 2026 7:51 am
“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
Aktualitet

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

22 Qershor, 2026 10:56 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës

22 Qershor, 2026 10:32 pm
The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit
Bota

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

22 Qershor, 2026 9:45 pm
Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
Bota

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

22 Qershor, 2026 8:40 pm
Para
Grabitet shtëpia e Vaçe Zelës në Tiranë, hajdutët morën dekoratat dhe bizhuteritë

Grabitet shtëpia e Vaçe Zelës në Tiranë, hajdutët morën dekoratat dhe bizhuteritë

Nga 15 janari, leja e re e qarkullimit/ Gonxhe: Nuk skadon më, sa do kushtojë

Nga 15 janari, leja e re e qarkullimit/ Gonxhe: Nuk skadon më, sa do kushtojë

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, konfirmohen 16 raste të reja

Pas konfirmimit të rasteve me Omicron, sa raste të reja u shënuan në Kosovë
















TE FUNDIT

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës
23 Qershor, 2026

Policia e Shtetit ka njoftuar një sërë emërimesh dhe lëvizjesh në strukturat drejtuese në nivel qendror dhe vendor. Pas përfundimit...

Lexo më shumë

Negociatat SHBA -Iran, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

Negociatat SHBA -Iran, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane
23 Qershor, 2026

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, tha se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lirojnë "menjëherë" 12 miliardë dollarë...

Lexo më shumë

Rama dedikim protestuesit: Mbrëmë të kthyen në hero për të të lënë në rrugë vetëm

Rama dedikim protestuesit: Mbrëmë të kthyen në hero për të të lënë në rrugë vetëm
23 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e qytetarëve para kryeministrisë, përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale. Ndërsa krah...

Lexo më shumë

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
23 Qershor, 2026

Shkencëtarët kanë ndërtuar “orët bërthamore” të parat në botë, një hap i madh drejt matësit më të ashpër, potencialisht më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}