Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Moonlight, filmi që theu monotoninë e filmave të Hollywood dhe fitoi çmimin Oscar

2017/02/28 at 2:30 PM
në -Kulturë, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Moonlight, filmi që theu monotoninë e filmave të Hollywood dhe fitoi çmimin Oscar

Fituesi i çmimit Oscar për Filmin më të mirë këtë vit ishte surprizë, pasi nuk ishte listuar ndër të preferuarit. “Moonlight” ka habitur edhe për faktin se ai çmim fillimisht, ishte dorëzuar filmit “La La Land”. Filmi “Moonlght” ishte kandidatë në tetë kategori (film, regji, aktorë jo protagonist, fotografi, montazh, kolonë zanore) dhe ka fituar vetëm në tre:


Përpos çmimit “Filmi më i mirë”, ka fituar edhe “Aktori më i mirë jo protagonist” dhe “Skenografia më e mirë joorigjinale (Barry Jenkins, që është edhe regjisor, dhe Tarell Alvin Mçraney, autor i testit teatral nga është bazuar Moonlight).

“Moonlight” është një film dramatik i ndarë në tre episode që rrëfejnë tre momente të jetës së Chiron, një fëmije me ngjyrë (më pas adoleshent dhe pastaj burrë) i rritur në Liberty City, një lagje e Miami-t.

Dy episodet e para janë shumë të ngjashëm me ata të tekstit teatral “Moonlight Black Boys Look Blue”, prej ku është bazuar edhe filmi. Ndërsa episodit i tretë është krijuar apostafat për filmin. Është arsyeja se pse në disa çmime para “Oscar Moonlight” ka qenë kandidat ndërmjet filmave me një skenar origjinalë, pasi ka një ndryshim të madh nga teksti në të cilën frymëzohet. Qoftë Jenkins ashtu edhe Mçraney janë dy persona me ngjyrë të rritur në Liberty City.

081816-celebs-Janelle-Monae-s-Film-Moonlight

Aktorët më të dalluar në “Moonlight” janë Mahershala Ali (interpreton një shpërndarës që takon protagonistin kur ishte akoma i vogël, dhe kërkon ta ndihmojë) dhe Naomi Harris, që interpreton mamanë e protagonistes. Ali është shprehur se ky personazh është ai që i mungon më shumë nga ato role që ka interpretuar. Është i njohur mbi të gjitha pasi interpreton Remy Danton në “House of Cards” dhe për role të tjera thuajse asnjëherë si protagonist. Harris-it i është dashur të xhirojë të gjitha skenat e saj për tre ditë pasi është britanike dhe do t’i skadonte viza për tre ditë. Ajo ka luajtur në “Spectre”, “Southpaë” dhe “Collateral Beauty”.

Jenkins është 37-vjeç dhe para se të luante në “Moonlight” ka drejtuar vetëm filma me metrazh të shkurtër dhe një film pak të njohur, si “Medicine for Melancholy, romantik dhe dramatik, i xhiruar në vitin 2008 me një buxhet pre 15 mijë eurosh. “Moonlight” ka kushtuar më shumë, por gjithsesi shumë pak për një film që fiton çmimin “Oscar”: bëhet fjalë për një milion e gjysmë euro.

“Moonlight” është prodhuar nga A24, një shtëpi kinematografike e vogël, por që në vitet e fundit ka nxjerrë në dritë disa filma të njohur, si “The bling ring”, “Son of a gun”, “Ex machina”, “Amy”, “Room”, “The End of the Tour”, “The Lobster”, “The Ëitch e Sëiss Army Man”. Filma që, siç ka shkruajtur “The ekonomist”, në shumë raste “kanë thyer monotoninë e rrëfimit të Hollyëood-it, duke propozuar histori të veçanta, qoftë të çuditshme ashtu edhe të mbingarkuara me reflektime të papritura rreth shoqërisë”.

moonlight-e1475643315730

Çfarë lloj filmi është Moonlight

Në minutat e para të këtij episodi, titulli i së cilit është “Little”, Chiron (protagonisti) është një djalosh i turpshëm që takon Juan (personazhi i interpretuar nga Ali). Në fillim Chiron nuk hapet me të, po me kalimin e kohës fillon t’i besojë.

Zbulohet më pas se Chiron ka pasur një jetë të komplikuar, përpos të tjerave edhe ngaqë kishte një mama të varur nga lëndët narkotike. Njerëzit e vetëm me të cilët Chiron shkon mirë janë Juan, Teresa (e fejuara e Juan) dhe Kevin, një moshatar i tij. Në episodet që vijojnë të titulluar “Chiron” dhe “Black”, rikthehen shumë personazhe, që kanë qenë tek “Little”. Mamaja e Chiron interpretohet nga Harris; ndërsa Chiron e Kevin interpretohen nga aktorë të ndryshëm. Ata që interpretojnë Chiron janë sipas radhës: Alex Hibbert, Ashton Sanders dhe Trevante Rhodes.

“Moonlight” është një film disi i ngadaltë, me pak fjalë; por nuk është një nga ata filma në të cilët nuk ndodh asgjë. Ka një dramë, ndodhin një sërë ngjarjesh. IMDb-ja e ka përshkruar, si “një histori pa kohë në zbulim të vetvetes dhe të lidhjes me të tjerët”, një film që “rrëfen historinë e një djaloshi me ngjyrë që lufton për të pasur një vend në këtë botë duke u rritur mes vështirësive të qytetit të Miami-t”.

Si kanë folur kritikët

Recensionet e kritikëve profesionistë kanë qenë të shkëlqyera: nuk kishte pasur film kandidat për Oscar që është pëlqyer më shumë. Dy sajtet që kanë bërë vlerësimet me vota, “Rotten Tomatoes” dhe “IMDb” (kanë mbledhur pikët sipas recensioneve të kritikëve më të rëndësishëm) kanë nxjerrë, si rezultat se “Moonlight” është një film shumë pozitiv dhe i pëlqyer. Në IMDb ka marrë 99 nga 100%, ndërsa në Rotten Tomatoes ka marrë 98 nga 100% të pikëve .Një nga pak kritikat negative (në Rotten Tomatoes) ka qenë e kritikut Jim Schembri, i cili ka shkruar “Moonlight të shuan entuziazmin dhe në kapitullin e fundit ka shumë pak për të thënë dhe nuk gjen një fund dramatik të pëlqyeshëm”. “Moonlight” është prezantuar në tetor në Festivalin e kinemasë në Romë, ku kritika italiane e vlerësoi, por jo sa kritika amerikane. Paolo Mereghetti, kritik i famshëm i Corrire della Sera e përkufizoi si delikat, të ndjeshëm dhe pa “frikë të tregojë vështirësitë e jetës”. Disa kritikë madje janë shprehur të zhgënjyer nga skenari që në disa momente nuk tregon e as nuk rrëfen, sipas tyre.

Çmimet Oskar 2017

Casey Affleck është shpallur “Aktori më i mirë”.

Çmimi “Aktorja më e mirë” ka shkuar për Emma Stone.

Çmimin për “Dokumentarin më të mirë” e mori “O. J.: Made in America” i regjisorit Ezra Edelman.

Viola Davis ishte ajo që mori çmimin, si “Aktorja më e mirë joprotagoniste”.

Çmimin për “Filmin më të mirë të huaj” e mori “The Salesman” i regjisorit Asghar Ferhadi, fitues i çmimit “Oscar” për filmin “Ndarja”, 5 vite më parë.

“Zootopia” ishte filmi i animuar i vlerësuar si më i miri, duke rrëmbyer një “Oscar”.
“Kënga më e mirë origjinale” shkoi për “City Of Stars”; “Kolona zanore më e mirë”, çmimi për “Drejtorin artistik” dhe atë të “Fotografisë” ishin për “La La Land”.

Etiketa: hollywoodMahershala AliMoonlightOscar


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Gjyqi ndaj Frrokut, do pyeten rreth 110 dëshmitarë, mes tyre Tom Doshi

Rëndohen akuzat ndaj Mark Frrokut

Video/ Ja çfarë duhet të bëni nëse doni t’iu duket gjoksi më i madh në foto

Video/ Ja çfarë duhet të bëni nëse doni t’iu duket gjoksi më i madh në foto

Foto-lajm/ Bima e kanabisit 2 metra në malësinë e Shkodrës

Foto-lajm/ Bima e kanabisit 2 metra në malësinë e Shkodrës
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}