Bota

Moderna në SHBA, nis shpërndarja e 6 milionë dozave të para


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:57 - 20/12/20 |
Semiljana Azizi

Në SHBA vijon shpërndarja e dozave të vaksinës Moderna, e cila ka marrë të shtunën aprovimin e Administratës Amerikane të Barnave.

Në të gjithë vendin po kryhet transportimi i mbi 6 milionë dozave të para të Modernës që do të vihen në dispozicion të kategorive më të rrezikuara. Nga kjo firmë, qeveria amerikane ka porositur më shumë se 200 milionë doza.

Mësohet se deri tani dozën e parë të vaksinave Pfizer e kanë marrë rreth 130 mijë njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara ndërsa të hënën do të vaksinohet edhe presidenti i zgjedhur Joe Biden live.

Javën e ardhshme, Pfizer-Biontech pritet të miratohet edhe nga autoritetet e Bashkimit Europian.

Kujtojmë që listës së vendeve që kanë aprovuar vaksinën Pfizer-Biontech i është shtuar edhe Izraeli. Këtë javë atje kanë mbërritur dozat e para, ndërsa të shtunën injeksionin e ka marrë  kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu./Opinion.al

Pas