InstaBIZ

Modelja Heidi Klum martohet në fshehtësi


               Publikuar në : 08:34 - 12/07/19 |
xhu lia

Modelja me famë botërore Heidi Klum është zyrtarisht e lidhur në martesë me partnerin e saj, muzikantin Tom Kaulitz.

Mediat e huaja kanë zbuluar se çifti është lidhur në martesë që në shkurt të këtij viti përmes një ceremonie tejet sekrete. Ka qenë “TMZ”, e cila ka publikuar lajmin duke shkruar se zotëron certifikatën e martesës së çiftit, ndonëse nuk e ka bërë ende publike.

Klum mori një propozim për martesë në dhjetor të vitit të kaluar, por nuk pritej që dasma e saj të bëhej vetëm dy muaj më vonë.

Ata janë të dy gjermanë dhe u fejuan 8 muaj pasi u lidhën. Ata janë takuar përmes miqsh të përbashkët dhe që prej asaj kohe nuk u ndanë më./Opinion.al/

Pas