Aktualitet

Sulmi ndaj KZAZ-së, lirohen punonjësit e bashkisë të Shkodrës


               Publikuar në : 09:54 - 12/07/19 |
geliano fataj

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 4 punonjësit e Bashkisë, që u përfshinë në incidentin në KZAZ-në numër 3 në shkollën “Shejnaze Juka”.

Togat e zeza kanë vendosur detyrim paraqitje për Alfred Nikollin, Gentian Bytyçin, Adi Garuci dhe Aleks Ndojin. E njëjta masë sigurie është dhënë e për dy mbështetësit e PD-së, Orlando Thepi dhe Çesk Toma.

Ditën e djeshme, gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë edhe për ish-deputetin, Bardh Spahia nga “Arrest shtëpie” në “Detyrim paraqitje”./ Opinion.al

Pas