Bota

Turbulenca në ajër, 35 pasagjerë të plagosur


               Publikuar në : 09:48 - 12/07/19 |
geliano fataj

Të paktën 35 njerëz u lënduan pasi një avion i kompanisë Air Canada kaloi nëpër një turbulencë të rëndë ajri. Avioni, me 284 njerëz në bord, po udhëtonte nga Vankuver për në Sidnej, por u desh të devijonte në Havaji.

“Avioni Beoing 777-200 hasi në turbulencë të papritur ajri, rreth dy orë larg Havajit”, tha kompania ajrore.

Turbulenca e ajrit ndodh në qiej të kthjellët, pa ndonjë “shenjë”. Ajo shkaktohet kur masat e ajrit, që lëvizin me shpejtësi të ndryshme, takohen. Ajo nuk mund të identifikohet me sy të lirë ose radar. /Opinion.al

Pas