Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku:Nevojë për dozë të tretë tek të vaksinuarit me CoronaVac në Shqipëri

2021/08/21 at 2:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mjeku Alimehmeti: Lajme të mira mbi imunitetin ndaj varianteve të Covid-19

Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur për nevojën e vaksinimit me një dozë të tretë për të gjithë personat mbi 60 vjeç që kanë marr vaksinën kineze Coronavac.

Ndërsa ka shpërndarë në Facebook, rezultatin e një studimi të kryer në Brazil mbi këtë grupmoshë, Alimehmeti shprehet se që në maj të vitit 2021, kur miratoi vaksinën kineze Coronavac, OBSH deklaroi se  ojesëmarrësit në moshë më të madhe se 60 vjeç ishin të pamjaftueshëm në studimet klinike  dhe si rrjedhojë, efikasiteti i vaksinës nuk mund të përcaktohej nga studimet klinike, ndaj për ta bërë këtë rekomandim më të fortë dhe më të bazuar mbi evidencë, duhet të prodhohen të dhëna të mëtejshme mbi sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës në këtë grupmoshë.

Postimi i plotë

“ Rezultate të reja, këtë herë nga Brazili e të botuara dje (20 gusht 2021) në prestigjiozen British Medical Journal (BMJ), flasin sërish mbi nevojën për të mbështetur me vaksinim të mëtejshëm personat e moshuar që kanë marrë vaksinën CoronaVac.

Më 24 maj 2021, kur OBSH-ja miratoi vaksinën CoronaVac, shkruan shumë qartë në faqen 3 të raportit (foto në fund):

? Pjesëmarrësit >60 vjeç janë të pamjaftueshëm në studimet klinike, …; si rrjedhojë, efikasiteti i vaksinës nuk mund të përcaktohej nga studimet klinike.

? Për ta bërë këtë rekomandim më të fortë dhe më të bazuar mbi evidencë, duhet të prodhohen të dhëna të mëtejshme mbi sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës në këtë grupmoshë.

? Linku i raportit: https://apps.ëho.int/…/ËHO-2019-nCoV-vaçines-SAGE…

?? Një studim shumë i detajuar u krye në shtetin Sao Paulo mbi personat >70 vjeç në një efort të kombinuar institucionesh të mirënjohura Braziliane, Spanjolle dhe Amerikane.

❗ KUJDES:

? Të gjitha të dhënat i përkasin periudhës së mbizotërimit të variantit Gama në Brazil, i cili jodetyrimisht sillet njësoj si varianti Delta që është aktualisht mbizotërues.

? Detajet e studimit:

? 43.774 pjesëmarrës me moshë ≥70 vjeç, nga të cilët

? 26.433 raste pozitive simptomatike dhe

? 17.622 raste kontrolli negative

? Periudha 17 Janar – 29 Prill 2021.

? Efektiviteti i CoronaVac sipas moshës rezultoi:

? 70-74 vjeç:

? 59.0% efektiviteti kundër COVID-19 simptomatik,

? 77.6% efektiviteti kundër shtrimit në spital,

? 83.9% efektiviteti kundër humbjes së jetës.

? 75-79 vjeç:

? 56.2% efektiviteti kundër COVID-19 simptomatik,

? 66.6% efektiviteti kundër shtrimit në spital,

? 79.0% efektiviteti kundër humbjes së jetës.

? ≥80 vjeç:

? 32.7% efektiviteti kundër COVID-19 simptomatik,

? 38.9% efektiviteti kundër shtrimit në spital,

? 44.0% efektiviteti kundër humbjes së jetës.

? Në total, autorët konkludojnë se regjimi me dy doza CoronaVac shoqërohet me efektivitet

? 47% kundër covid-19 simptomatik,

? 56% kundër shtrimit në spital dhe

? 61% kundër humbjes së jetës.

? U vu re se efektiviteti bie me rritjen e moshës.

❗ Kujdes:

? Nuk është studiuar efektiviteti ndaj infektimit në total, por vetëm ndaj atij simptomatik!

? Kriteri i OBSH-së për dhënien e rekomandimit ishte efektiviteti >50% ndaj infektimit, ndërkohë që vërehet efektivitet 47% kundër covid-19 simptomatik, pra infektimi total e ka edhe më të ulët efektivitetin!

? Përsëris sërish: Gjetjet janë për variantin gama, ndërkohë që aktualisht mbizotërohemi nga varianti delta.

⚠ Të gjitha këto gjetje, së bashku me gjetjet e postuara më parë nga studimi i fazës 1 dhe 2 klinike të CoronaVac nga CDC e Kinës (postuar më parë) dhe faktit që Turqia e ka nisur dozën e tretë me zgjedhje (CoronaVac ose Pfizer) që prej datës 1 korrik 2021, çon drejt nevojës që edhe në Shqipëri të ponderohet sa më shpejt vaksinimi me dozë të tretë të personave të vaksinuar me dy doza CoronaVac dhe që nuk e kanë kaluar sëmundjen.

Etiketa: doza 3Ilir AlimehmetiVaksina

Ju sugjerojmë

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
InstaBIZ

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

27 Janar, 2026 5:52 pm
Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë aksidentohen në Rumani, vdesin 6 prej tyre
Bota

Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë aksidentohen në Rumani, vdesin 6 prej tyre

27 Janar, 2026 3:41 pm
Protesta e PD, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit
Kronikë

Protesta e PD, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit

27 Janar, 2026 3:40 pm
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës
Kryesore

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

27 Janar, 2026 3:35 pm
Ngrin Amerika, digjet Australia/ Temperatura arrijnë rekordin 48 gradë celsius
Bota

Ngrin Amerika, digjet Australia/ Temperatura arrijnë rekordin 48 gradë celsius

27 Janar, 2026 3:08 pm
Protesta, Gjekmarkaj: Policia e mbushur me patronazhistë, u ushtrua dhunë
Politikë

Protesta, Gjekmarkaj: Policia e mbushur me patronazhistë, u ushtrua dhunë

27 Janar, 2026 2:41 pm
Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze
Bota

Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze

27 Janar, 2026 2:08 pm
Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore
Politikë

Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore

27 Janar, 2026 2:05 pm
Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili
Bota

Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili

27 Janar, 2026 2:00 pm
Moti i keq, 34 viktima në SHBA
Bota

Moti i keq, 34 viktima në SHBA

27 Janar, 2026 1:52 pm
Para
Osmani: Ardhja e refugjatëve afganë çështje ditësh, po rrisim kapacitetet

Osmani: Ardhja e refugjatëve afganë çështje ditësh, po rrisim kapacitetet

Baradar dhe drejtues  talebanë arrijnë në Kabul për bisedimet e qeverisë

Baradar dhe drejtues talebanë arrijnë në Kabul për bisedimet e qeverisë

India miraton vaksinën e parë të ADN-së në botë kundër Covid

India miraton vaksinën e parë të ADN-së në botë kundër Covid

TE FUNDIT

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
27 Janar, 2026

Akti i Gjykatës së Romës, seksioni XIV i falimentimit daton më 29 janar 2025: shpall mbylljen e falimentimit të “Atelier...

Lexo më shumë

Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë aksidentohen në Rumani, vdesin 6 prej tyre

Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë aksidentohen në Rumani, vdesin 6 prej tyre
27 Janar, 2026

6 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur pasi një aksidenti të rëndë në Timis të Rumanisë....

Lexo më shumë

Protesta e PD, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit

Protesta e PD, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit
27 Janar, 2026

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 19 protestues që dyshohet se në protestën e 24...

Lexo më shumë

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës
27 Janar, 2026

Gjatë debatit në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin për ‘terapinë konvertuese’, kryetari i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com