Sociale

Mjeku preket nga koronavirusi, Ministria jep detaje për gjendjen e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:52 - 04/04/20 |
el ida

Mjeku reanimator, Roland Xhaxho, është infektuar me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Xhaxho është shtruar sot në spitalin Infektiv në QSUT dhe është në gjendje të stabilizuar shëndetësore

Ai është infektuar gjatë kujdesit për pacientët e tjerë me koronavirus pasi ishte pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën e koronavirusit.

Fillimisht lajmi u bë publik nga nga ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili i uronte shërim të shpejtë mjekut dhe e falenderoi për kontributin e tij për përshtatjen e shërbimeve të reanimacionit për përballjen me këtë epidemi./Opinion.al

Pas