Bota

809 viktima në 24 orë në Spanjë,por ka shpresa se pandemia po stabilizohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:56 - 04/04/20 |
el ida

809 persona kanë humbur jetën dhe 7026 të tjerë rezultuan të prekur nga Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë.

Kështu, numri total i viktimave është 11744, ndërsa rastet janë mbi 124700, duke tejkaluar zyrtarisht dhe Italinë.

Përpos shifrave të zymta, në Spanjë ka shpresa se pandemia po stabilizohet pasi kjo është dita e dytë radhazi që bilanci i viktimave ulet, dhe është hera e parë në 3 ditë që numri i të vdekurve bie nën 900. Edhe numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se të premten.

Spanjollët po qëndrojnë të mbyllur prej 3 javësh, megjithatë, kryeministri Pedro Sanchez pritet të zgjerojë izolimin edhe për 2 javë të tjera, të paktën deri në 26 prill./Opinion.al

Pas