Kryesore

Mjeku Kapisyzi: Përdorni maska, kufizohet me 70% përhapja e infeksionit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:41 - 27/06/20 |
Opi Nion

Prof. Perlat Kapisyzi, drejtuesi i spitalit” Shefqet Ndroqii njohur edhe si spitali COVID2 ku u trajtuan të prekurit me COVID19, u ka bërë një apel qytetarëve për të ruajtur veten nga infektimi në këtë fazë të hapjes. Prof. Kapisyzi thekson se mbajtja e maskës në vendet ku nuk është i mundur të ruhet distancimi social është mënyra e vetme se si mund të mbrohemi nga infektimi me COVID19, përdorimi i maskës ul në 70% përhapjen e infeksionit.

“Unë desha të shfrytëzoj rastin, të jap një mesazh që ndryshe nga faza e parë ku distancimi ishte elementi kryesor, në fazën e hapjes elementi kryesor është maska. Tashmë janë të vërtetuara shkencërisht që përdorimi i maskës ul në 70% shkallën e infeksiozitetit. Në këtë stad të hapjes ne kemi “dëmtuar” distancimin social, dëmtuar në thonjëza, sepse hapja do të thotë edhe distancim më pak. Dhe highëay i mbrojtjes është maska dhe ku kemi mundësi dhe distancim social. Por pa maskë ne nuk mund të mbrohemi, nëse duam ta ulim këtë valë tsunami të avashtë është të përdorim maskat, sa më shumë maska”, tha Kapisyzi gjatë vizitës së ministres Manastirliu në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” mund të rikthehet në spital COVID nëse kemi rritje të rasteve pozitive.

Pas