Një Mjek dhe kryeinfermier janë përfshirë në një sherr, i cili ka nisur pas një konflikti me një pacient.
Ngjarja aspak e këndshme, ka ndodhur sitën e sotme, ku kryeinfermieri i Ortopedisë së Parë me inicialet O.K., është konfliktuar fizikisht me mjekun kirurg ortoped me inicialet J.R.
Sipas “News24”, shkak mësohet se është bërë një pacient të cilin mjeku në fjalë e kishte në dhomën e vizitës, por kryeinfermieri i ka kërkuar pacientit të dilte jashtë.
Në këtë moment ka nisur konflikti mes tyre i cili ka agravuar deri në dhunë fizike, por ndërhyrja e personelit tjetër dhe pacientëve në korridor ka shmangur pasojat e mëtejshme.
Burime pranë spitalit, thanë se mjeku J.R., e ka referuar ngjarjen edhe në Drejtorinë e SUT.