Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku akuzohet për ngacmim seksual, avokatja e 21-vjeçares: Me të gjitha e njëjta…

2026/05/13 at 12:01 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mjeku akuzohet për ngacmim seksual, avokatja e 21-vjeçares: Me të gjitha e njëjta…

Avokatja e 21-vjeçares që ka denoncuar mjekun Nikolla Nunka për ngacmim seksual ka deklaruar se ndaj tij ekzistojnë edhe kallëzime të tjera që shtrihen në një periudhë të gjatë kohore, duke nisur sipas saj deri 33 vite më parë.


Në një deklaratë publike, avokatja Refxhei Tola tha se janë marrë edhe raste të tjera të ngjashme, përfshirë një denoncim të bërë një vit më parë, duke e cilësuar situatën si një rast të përsëritur abuzimi. Ajo tha gjithashtu se deri tani nuk është vënë në dispozicion dosja hetimore, pavarësisht kërkesave zyrtare, ndërsa po mblidhen prova për t’ia dorëzuar prokurorisë dhe policisë.

Ndërkohë, nesër pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për mjekun Nikolla Nunka, i akuzuar për ngacmim seksual.

“Sot flas në cilësinë e një gruaje dhe të një nëne. Arsyeja pse kërkova të jap këtë deklaratë është sepse kemi marrë edhe disa denoncime të tjera, të cilat datojnë edhe para 33 vitesh, ndërsa i fundit është bërë 1 vit më parë, për të njëjtat raste abuzimi që doktori në fjalë ka kryer ndaj vajzave dhe grave të tjera.Është një rast i përsëritur. Si ka mundur të integrohet dhe të qëndrojë për një kohë kaq të gjatë një mjek në sistemin spitalor, duke dhënë shërbime për individë të ndryshëm, për vajza dhe djem, në kushte të caktuara? Është një çështje shumë sensitive.

Vlerësoj vajzën që denoncoi. Drejtësia e re duhet të reagojë nëpërmjet këtij shembulli, që maniakët, abuzuesit dhe pedofilët të mos shkelin më mbi gjakun e fëmijëve tanë. Deri tani nuk kemi marrë asnjë informacion, as ato që u takojnë avokatëve mbrojtës. Ne jemi një ekip prej 3 avokatësh që po asistojmë viktimën e abuzuar, por jemi të gatshëm të asistojmë edhe të gjitha denoncimet e tjera që do të vijnë. U bëj thirrje grave të vijnë të denoncojnë. Ne ju garantojmë anonimat të plotë. Në Shqipërinë tonë, ky fenomen ndodh rëndom dhe nuk merren masa të caktuara ndëshkimore, por raste të tilla përfundojnë duke u trajtuar vetëm me arrest shtëpie.

Bëhet fjalë për akuza dhe denoncime ndaj këtij mjeku që kanë ardhur në studion tonë ligjore. Janë akuza të cilat datojnë për ngjarje, e para fillon rreth 33 viteve më parë, dhe më e fundit që ka ardhur është para një viti. Sigurisht që mua më duhet të ruaj anonimatin. Këto denoncime janë duke u trajtuar nga studioja jonë ligjore para se të shkojnë në strukturat përkatëse të drejtësisë.

Ne duam të faktojmë që ky rast është një rast i përsëritur dhe se ky problem nuk qëndron vetëm tek mjeku. Kemi të bëjmë me një strukturë spitalore e cila nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të bërë një hetim administrativ, edhe pse ka pasur çdo indicie të mjaftueshme për të mos e mbajtur më këtë mjek në atë vend pune, ku ai ka pasur mundësinë të shfrytëzojë dhe të përdorë njerëz në kushte vulnerabël“, tha avokatja.

Lidhur me pyetjen A ka raste që lidhen me mjekë të tjerë të përfshirë avokatja u shpreh:

Avokatja: Për këto elementë nuk mund të përgjigjem, janë pjesë e hetimit.

Në lidhje me rastin e fundit të denoncuar ajo sqaroi:

Avokatja: Rasti i fundit është një rast i një vajze të re. Është, mesa duket, mjeku ka pothuajse të njëjtën praktikë pune me të gjitha vajzat që i vijnë. Jemi duke trajtuar, duke mbledhur provat e nevojshme për ta depozituar në polici dhe në prokurori.

Nuk kam mundur të njihem me dosjen, pasi ne sot jemi autorizuar me prokurën për të qenë avokatët mbrojtës të vajzës dhe pas kërkesës që kemi bërë në prokurori, ende nuk e kemi marrë informacionin, edhe pse është një situatë e paprecedentë që të mos jepet informacioni. Megjithatë jemi duke drejtuar të gjitha kërkesat zyrtare me shkrim, me email, për t’ia dërguar prokurorisë, në pritje për të marrë informacionin e nevojshëm para dhënies së masës së sigurimit të mjekut.

Ne po punojmë për t’i bërë prezente, sepse ajo që ne duam të ndërtojmë në mbrojtjen tonë efektive është të japim të kuptojmë që ky është një rast i përsëritur, pra nuk është një rast që ka ndodhur njëherë dhe kaq. Pra është një rast i përsëritur dhe kjo është ajo që ne po punojmë për të bërë. Dhe prandaj unë jam këtu për t’i bërë thirrje edhe njëherë të gjitha grave dhe vajzave që janë ndjerë të abuzuara: Është koha për të folur, sepse mesa duket tashmë ka ardhur radha e fëmijëve tanë, pra nuk është më radha jonë për t’u abuzuar, dhe kjo është e patolerueshme në themel.



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
CIA përshkallëzon luftën sekrete kundër karteleve në Meksikë, zbulohen detaje

CIA përshkallëzon luftën sekrete kundër karteleve në Meksikë, zbulohen detaje

“SHBA ka humbur 39 avionë në luftën me Iranin”

"SHBA ka humbur 39 avionë në luftën me Iranin"

Shkencëtarët e klimës: Ngjarjet ekstreme të motit janë të mundshme këtë vit

Shkencëtarët e klimës: Ngjarjet ekstreme të motit janë të mundshme këtë vit
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}