Prezantuesja e televizionit britanik Caroline Flack është vetëvrarë ndërsa pritej të përballej me hetime dhe një proces gjyqësor, e akuzuar për dhunim të partnerit të saj. Është ky përfundimi I deklaruar nga mjekja ligjor, sikurse bën me dije BBC.
Ish-prezantuesja e spektakleve “The ex-Love Island” dhe “X Factor” u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Stoke Newington, London, më 15 Shkurt. Një ditë përpara këtij akti ajo kishte mësuar se mund të hetohej dhe i trembej presionit të shtypit. Mjekja Ligjore Mary Hassell zyrtarisht tha se vdekja e saj ishte një vetëvrasje.
Zonja Hassell tha se Flack, ishte vetëvrarë pas një gjendjeje të rënduar stresi dhe ankthi. Sipas mjekes ligjore gjendja e shëndetit mendor të prezantueses ishte rënduar./Opinion.al