Bota

“Mirëserdhe në garë gjumash”, Trump paralajmëron Joe Biden


               Publikuar në : 15:38 - 25/04/19 |
el ida

“Mirëserdhe në garë Joe gjumashi” shkroi në Twitter, presidenti i SHBA Donald Trump, për kandidatin Joe Biden, i cili zyrtarizoi kandidaturën për presidencialet e vitit 2020.

Donald Trump e paralajmëron se fushata do të jetë e pisët, dhe që do të përballet me njerëz që kanë ide të sëmura dhe të neveritshme.

“Mirë se vjen në garë Joe gjumashi. Unë shpresoj që të keni zgjuarsinë, me të gjitha dyshimet që kam, që të zhvilloni, një fushatë primare të suksesshme.Do të jetë e pisët, do të përballesh me njerëz që me të vërtetë kanë disa ide shumë të sëmura dhe të neveritshme. Por nëse ia dilni, do të shihemi në startin e garës!”, shkroi Trump.

Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden zyrtarizoi ditën e sotme kandidaturën e tij. Kjo është hera e tretë që Biden provon të marrë “fronin” e Shtëpisë së Bardhë, pas kandidimeve në vitin 1988 dhe më pas në vitin 2008./Opinion.al

 

Pas