Bota

Kim Jong-un i jep shpatën Putinit, çfarë simbolizon dhurata


               Publikuar në : 16:16 - 25/04/19 |
Opi Nion

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un zhvilloi një takim në Vladivostok të Rusisë me presidentin Vladimir Putin, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë krijimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë këtij takimi udhëheqësi koreanoverior ka dhuruar presidentit rus një shpatë koreane.

Sipas agjencisë mediatike Tass, mësohet se Kim Jong-un i ka thënë Putinit se “shpata simbolizon forcën, simbolizon shpirtin tim dhe të popullit tim”.

Kim Jong-un gjatë vizitës zyrtare në Rusi u pritë me ceremoni të organizuar posaçërisht për të, ku ra në sy dhe dorëzimi simbolik i bukës, kripës dhe një buqetës së luleve./ Opinion.al E.Xh.

Pas