-U tha në Opinion

“Mirë është të mos jesh aty”, Frrokaj tregon se çfarë do ndodh


               Publikuar në : 21:51 - 27/06/19 |
geliano fataj

“Unë jam i detyruar të zbatoj dekretin e presidenti”. Kështu deklaron kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Në emisionin Opinion, ai tregoi se kur presidenti Meta nxori dekretin e parë, në zonën që administron bëri gati qendrat e votimit. Më pas kur Ilir Meta anuloi 30 qershorin, sipas tij u mbyllën qendrat e votimit.

“Unë jam i detyruar të zbatoj dekretin e presidenti. Udhëzimi i KQZ-së nuk është ligj, dekreti i presidentit është ligj. Është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos. Në fillim ne hapem qendrat e votimit, kur doli dekreti për anulimin e datës mbyllëm qendrat e votimit”, tha Fran Frrokaj.

Ai tregoi se ka kërkuar lirimin e të gjitha shkollave apo ambienteve të tjera ku mund të zhvillohet procesi zgjedhor.

“Shkollat janë në autoritetin e bashkisë dhe nëse do hapen pa lejen tonë kjo është një çështje force pastaj”, theksoi kryetari i Bashkisë së Lezhës.

“Kur bëhen dy budallenj mirë është të mos jesh aty. Çdo kryetar bashkie nuk duhet të jetë pjesë e një zënke”, tha më tej zoti Frrokaj.

I pyetur nëse do të lirojë zyrën, pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ai tha: Nuk besoj që është kaq e thjeshtë dhe nuk besoj të kaloj kaq lehtë. Unë do t’i drejtohem gjykatës. / Opinion.al

Pas