Kronikë

Mirditë/Lëndë narkotike dhe çipsa në lokal, pranga pronarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:10 - 24/04/22 |
Opi Nion

Një 32 vjeçar, pronar i një lokali në Mirditë është arrestuar nga policia pasi në biznesin e tij janë gjetur çipsa që përdoren për lojërat e fatit dhe lëndë narkotike.

“Si rezultat i këtij operacioni, është arrestuar në flagrancë shtetasi J.P.(K.). 32 vjeç, banues në Mirditë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në lokalin e tij, tek banaku, i janë gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike dhe një valixhe me çipsa si ato që përdoren për lojra fati, të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”  Organizimi ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”./Opinion.al

 

Pas