Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miratohet kërkesa, hetimet parlamentare ndaj Metës zgjaten me dy muaj

2019/09/18 at 10:56 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Miratohet kërkesa, hetimet parlamentare ndaj Metës zgjaten me dy muaj

Punimet e Komisionit Hetimor Parlamentar ndaj presidentit Ilir Meta është zgjatur me dy muaj. Sot u miratua propozimi i kryetarit Ulsi Manja, i cili do i kërkoj Kuvendit që hetimet të zgjaten edhe për dy muaj të tjerë.


Propozimi i Manjës u miratua në komision me shtatë vota pro dhe dy vota kundër zgjatjes së punimeve.

Pas miratimit nga ana e Komisionit Hetimor, kërkesa do i dorëzohet Kuvendit, për të marrë vendim për shtyrjen ose jo të punimeve.

Më herët, deputeti i opozitës parlamentare, Adriatik Alimadhi është shprehur që ky komision duhet të mbyllet, pasi Meta nuk ka bërë asnjë shkelje Kushtetuese.

“Ky komision nuk duhet të vazhdojë sepse nuk kemi elementet për të vazhduar me hetimin ndaj Presidentit sepse nuk kemi shkelje të rëndë. Presidenti nuk ka bërë ndonjë marrëveshje që prek të drejtat e qytetarëve të këtij vendi”, tha Alimadhi.

Mbledhja

Komisioni u mbledh sot për të shqyrtuar kërkesën për zgjatjen e mandatit të komisionit, në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias. Gjithashtu në rend të ditës është edhe miratimi i procesverbalit për mbledhjen e 9 shtatorit ku ishte edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Deputeti i opozitës së re Adriatik Alimadhi kërkoi shpërbërjen e komisionit pasi sipas tij nga dekreti i Presidentit për anulimin e 30 qershorit nuk është prodhuar asnjë situatë e rëndë dhe se po shkelen të drejtat e Presidentit. Nga ana tjetër Manja tha se ka një plan hetimor të miratuar dhe se diskutimet e këtij lloji të propozuara nga Alimadhi do të bëhen në një seancë të posaçme pas mbërritjes së opinionit të Venecias.

Alimadhi: Drejtuesit e institucioneve që kanë të bëjnë me proceset e komisionit hetimor do doja të kishin ftesë e të paraqiteshin para komisionit. Përderisa kishim presidentin do të doja që drejtuesit e institucioneve që kanë anuluar dekretin e presidentit të ishin në komision.

Në fund zgjedhjet u zhvilluan dhe nuk prodhuan situatë shumë të rëndë politike. Zgjedhjet u zhvilluan, ju morët 61 bashki dhe situata nuk është e rëndë. Ose ktheni 61 bashki ose shpërbëni komisionin.

Ngritja e këtij komisioni i privon liritë dhe të drejtat presidentit qoftë zoti Meta apo dikush tjetër sepse nuk funksionon Gjykata Kushtetuese. Në fakt kam kërkuar të shtyhet dhe ju erdhët në idenë time pas dy muajve. Nuk kemi shkelje të rëndë që fajëson Presidentin, sepse presidenti nuk ka bërë ndonjë marrëveshje që prek interesat e këtij vendi apo shkel të drejtat e shtetasve të Republikës së Shqipërisë.

Manja: Kemi një plan hetimor të miratuar në këtë komision dhe nuk mendoj se duhen djegur etapat. Diskutimi juaj ka të bëjë me diskutimet që ne kemi lënë të bëjmë në një seancë të posaçme pas opinionit të Komisionit të Venecias. Sot kemi miratimin e procesverbalit, procedurë e këtij komisioni. Është zbardhur dëshmia e Presidentit. Jemi dakord me procesverbalin e mbledhjes së datës 9.9.2019? Miratohet. Si pikë të dytë kemi zgjatjen e mandatit të komisionit hetimor.

Kemi thënë edhe më parë se do presim opinionin e Venecias. Meqenëse veprimtaria e komisionit mbaron më 8 tetor, lind nevoja t’i kërkojmë Kuvendit për një afat shtesë që komisioni të përfundojë punën. Kam kërkuar që zgjatja të jetë prej dy muajsh. Afati në funksion të përmbylljes së gjithë punës së komisionit.

Manja: Duhet të jemi koherent me këtë komision. Sipas planit të hetimit, do të ketë një seancë dëgjimore për të shqyrtuar atë dokumentacion. Nëse do na duhet të thërrasim drejtuesit e këtyre institucioneve, do i thërrasim. Nuk di që të ketë nxjerrë dekret as prokurori i përgjithshëm, as KQZ, por vetëm presidenti. Nuk shoh çështje të diskriminimi këtu.

Alket Hyseni: Ju do ta ushtroni të drejtën tuaj me vonë. Nëse nuk jeni dakord me shtyrjen, votoni! Presidenti i Republikës është zyrtari nën hetim. Ai ka të drejtë për tu dëgjuar. Nëse do të jemi të pakënaqur nga dokumentacionet, do të thërrasim drejtuesit e këtyre institucioneve. Unë jam pro shtyrjes, pasi do presim dhe raportin e Venecias.

Manja: Do kemi raportin final të Venecias për këtë çështje.

Valteri: Nuk kemi pse i shtyjmë afatet me 2 muaj. Por në 12 tetor, kur vjen përgjigja e Venecias, të shtyhet afati deri në fund të tetorit.

Hysi: Ky është vendim i Kuvendit, ndaj jemi vetëm anëtarë të këtij komisioni. Në këtë aksept nuk kemi të drejtë që ta ndërpresim, pasi është e drejtë e Kuvendit. Në bazë të nenit 24/25 të rregullores së Kuvendit, afatet për shtyrje nuk janë në minutën ose ditën e fundit. Jemi në një situatë ku presim raportin e Komisionit të Venecias. Nuk kemi kohë për të marrë një vendim tjetër për shtyrje.

Alimadhi: Kam shumë respekt për ju zonja Hysi dhe Hyseni. Por duhet të jemi të përgjegjshëm. Unë jam i ndërgjegjshëm, por nga momenti që ju na detyroni të ndjekim procedurat tuaja, është fyese.

Hyseni: Premtojmë që para festave të Nëntorit ky komision të dalë në një vendim. Pra para festave të Nëntorit të çlirojmë institucionet….Bëj shaka
Alimadhi; po ju them një gjë; Balli nuk ka bërë luftë për të fituar pushtetin. Ju do caktoni një datë…Po si e keni çliruar ju? E dini vetëm një pjesë të historisë?

Manja: Mendoj se afati i propozuar prej dy muajsh eshte i duhuri. Per ta mbyllur perpara nuk na pengon. Mundesi per zgjatje tjeter nuk kemi./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
-U tha në Opinion

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

10 Qershor, 2026 11:33 pm
 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
-U tha në Opinion

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

10 Qershor, 2026 11:27 pm
Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
Aktualitet

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

10 Qershor, 2026 10:19 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

10 Qershor, 2026 10:12 pm
Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit
Aktualitet

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit

10 Qershor, 2026 9:39 pm
Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
Aktualitet

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

10 Qershor, 2026 7:22 pm
Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

10 Qershor, 2026 6:54 pm
Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Kronikë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

10 Qershor, 2026 5:35 pm
PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
Para
Foto/ Trendet e kësaj vjeshte kanë kryefjalë ‘thjeshtësinë’

Foto/ Trendet e kësaj vjeshte kanë kryefjalë ‘thjeshtësinë’

Krimet e Rënda kërkojnë zgjatjen e hetimeve ndaj grupit “Bajri”.

Krimet e Rënda kërkojnë zgjatjen e hetimeve ndaj grupit "Bajri".

“Qeveria dështoi”, PD: Ja e vërteta e 80 milionë eurove për muajin gusht

“Qeveria dështoi”, PD: Ja e vërteta e 80 milionë eurove për muajin gusht
















TE FUNDIT

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu tha gjatë një debati në emisionin “Opinion” se Partia Socialiste është rrëzuar, por nuk ka kush e...

Lexo më shumë

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
10 Qershor, 2026

Një përplasje verbale ka shoqëruar diskutimet mes gazetarit osman Stafa dhe analistit Baton Haxhiu në studion e “Opinion”. Duke folur...

Lexo më shumë

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar këtë mbrëmje në “Opinion” protestën qytetare që po zhvillohet në kryeqytet prej 11 ditësh. Haxhiu...

Lexo më shumë

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
10 Qershor, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D   Shpesh mendojmë se mund të bëjmë dy gjëra me rëndësi në të njëjtën kohë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}