Aktualitet

Miratohet kalendari 3-javor i punimeve të Kuvendit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:21 - 03/05/21 |
Opi Nion

Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur këtë paradite, ka miratuar programin e punës së Kuvendit për periudhën 10 maj-9 korrik 2021 dhe kalendarin e punimeve për periudhën 4-21 maj 2021.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021. Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).

Ndërkohë, në Konferencën e Kryetarëve është vendosur që në seancën e nesërme do të njoftohet edhe kërkesa e PS për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës./Opinion.al

Pas