InstaBIZ

Miranda Kerr ‘shoqe e ngushtë’ me të fejuarën e ish-bashkëshortit


               Publikuar në : 21:48 - 21/06/19 |
xhu lia

Modelja e njohur Miranda Kerr ka hedhur në treg produktet e saj kozmetike “Kora Organics”. Por ajo që ka bërë më tepër përshtypje në rrjete sociale është një foto ku Kerr shfaqet së bashku me të fejuarën e ish-bashkëshortit të saj, aktorit Orlando Bloom, këngëtaren Katy Perry.

Pas ndarjes nga Orlando Bloom, modelja dhe aktori vazhduan jetën e tyre duke u dashuruar dhe lidhur me persona të tjerë.

Tani Miranda është në pritje të një fëmije, ndërsa Orlando shpalli fejesën me Perryn.

Modelja dhe Katy kanë pozuar përpara një muri të mbushur me lule, ku dukeshin të dyja shumë tërheqëse dhe në formë.

“Faleminderit që ndriçuat me mua Katy Perry, Angela- u shpreh Kerr foton e publikuar. Ajo dhe ish-bashkëshorti kanë një djalë. Ndërkohë aktori i njohur Bloom pritet të lidhet në martesë në një ceremoni madhështore me aktoren Katy Perry./Opinion.al/

Pas