-U tha në Opinion

Ministri i LSI firmosi për inceneratorët, flet Kryemadhi  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:20 - 26/10/20 |
el ida

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se LSI nuk ka lidhje me çështjen e inceneratorëve, edhe pse një ish-ministër i kësaj partie ka firmosur ndërtimin e tij.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, lidhur me ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka, Kryetarja e LSI u shpreh se ai është larguar për këtë arsye dhe se partia nuk ndërhynte në punën e minustrave të saj.

“Ai ish-ministër është larguar për shkak të sulmit dhe moskopromisit lidhur me abuzimin në çështjen e inceneratorëve” u shpreh Kryemadhi.

E pyetur nga gazetari Mentor Kikia nëse kjo donte të thoshte që ministrat e LSI ishin jashtë kontrollit të kësaj force, Kryemadhi tha: “Marrëdhënia e ministrave të LSI me strukturat ka qenë zero”.

Kikia:  Zoti Meta i ndërronte ministrat e tij pa pyetur Kryeministrin, dhe nëse do donit, Ministrin e Mjedisit mund ta kishit ndërruar brenda 24 orësh.

Kryemadhi: Është çështje pavarësie nga struktura e partisë./Opinion.al

 

Pas