Në kohën kur forcat ruse kanë nisur një pushtim të madh ushtarak në Ukrainë, Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov është shprehur se Rusia do të jetë gjithmonë e gatshme për dialog.
Po ashtu Lavrov u shpreh se miqtë perëndiorë nuk e respektojnë ligjin ndërkombëtar.
“Fatkeqësisht, miqtë tanë perëndimorë nuk e respektojnë ligjin ndërkombëtar, duke u përpjekur ta shkatërrojnë atë dhe të promovojnë atë që ata e quajnë ‘rend të bazuar në rregulla’”, thotë Lavrov, raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.
“Ne patëm diskutime intensive dhe të detajuara me kolegët tanë amerikanë, me anëtarë të tjerë të NATO-s. Shpresojmë se ka ende një shans për t’iu kthyer ligjit ndërkombëtar dhe detyrimeve ndërkombëtare”, është shprehur Lavrov.