Aktualitet

Pushtimi i Ukrainës, Kim takon Ramën dhe Xhaçkën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:47 - 24/02/22 |
Opi Nion

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka lidhur me pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Rusisë në Ukrainë.

Në një status në Twitter Ambasada Amerikane në Tiranë shkruan se SHBA dhe Shqipëria bashkohen me të tjera vende në mbarë botën për të dënuar veprimet e Rusisë.

“Ambasadorja Yuri Kim bisedoi sot me kryeministrin, Edi Rama dhe Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka mbi pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia. SHBA dhe Shqipëria bashkohen me të tjera vende në mbarë botën për të dënuar veprimet e Rusisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë në NATO, Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo për të vënë Rusinë përpara përgjegjësisë për agresionin e saj flagrant kundër Ukrainës dhe paqes e sigurisë globale. #StandWithUkraine”, shkruan ambasada.

Pas