Bota

Lufta në Ukrainë, shpërthim i madh në bazën ajrore Melitopol



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:03 - 24/02/22 |
Opi Nion

Një shpërthim i madh ka ndodhur në bazën ajrore të Ukrainës Melitopol.

Videot filluan të qarkullojnë në mesditë në rrjetet sociale dhe tregojnë një shtëllungë të madhe tymi pranë aeroportit, e ndjekur nga një zhurmë e fortë.

Shkaku i shpërthimit është i paqartë ende. Territori ukrainas është duke u sulmuar nga forcat ruse në disa drejtime: nga rajonet separatiste në Donbas në lindje, nga Bjellorusia në veri dhe nga Krimeja e pushtuar në jug, transmeton media britanik, BBC. Pjesa më e madhe e luftimeve është përqendruar në lindje.

Më herët ushtria ukrainase raportoi se ka rrëzuar të paktën gjashtë aeroplanë, ndërsa Rusia beson se ka shkatërruar më shumë se 70 shënjestra ushtarake në Ukrainë.

Pas