Bota

Ministri francez: Më shumë infektime tek personat nën 40 vjeç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:34 - 23/08/20 |
Opi Nion

Koronavirusi është duke infektuar personat e moshës nën 40 vjeç, 4 herë më shumë se sa ata mbi 65 vjeç. Kështu ka bërë me dije Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran, duke pohuar se infektimet janë në shtim edhe tek të moshuarit.

“Jemi në një situatë të rrezikshme”, tha zoti Veran në një intervistë të botuar në gazetën e së dielës (JDD). Në të njëjtën kohë ai pranon se shtimi i rasteve të reja me Covid nuk lidhet vetëm me shtimin e testimeve.

Por ashtu si presidenti francez edhe zoti  Veran e përjashton një mbyllje tjetër me përhapjen e koronavirusit. Ai tregon se masa  do të merren vetëm në nivele lokale me rritjen e rasteve në Francë dhe vende të tjera.

Autoritetet franceze raportuanntë shtunën 3,602 raste të reja në 24 orë. Sipas ministrit Olivier Veran po ndodh tashmë transmetimit nga një grup moshë tek një tjetër, nga fëmijët tek prindërit./Opinion.al

 

Pas