Kryesore

“Ministre me çantë me zafire”,Manastirliu-Berishës: Hipokrit që gëzon për vdekjet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:18 - 09/06/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur një debat me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të cilët kanë lëshuar edhe akuza ndaj njëri-tjetrit.

Ke bërë tendera sekretë në kulmin e pandemisë. Mos më ndërhy të lutem shumë. Mund të të kthehem mjaft mirë unë se fjalorin e kam. Unë kam respekt për njeriun por nuk mund të respektoj unë kur shoh ministre me çantë me zafire dhe diamante. Unë respektoj ministre që shërbejnë, përulem para tyre. Nuk mund të respektoj ministre që kapardisen si modele”,-tha Berisha.

Menjëherë ka ardhur edhe replika e ministres së Shëndetësisë, Manastirliu, e cila iu drejtua Berishës duke i thënë se je hipokrit që gëzon mbi vdekjen.

Çfarë hipokrizie, po mbytesh në burgun e hipokrizisë tënde dhe më vjen keq por kur flet ti për shëndetësinë që për 8 vite nuk bërë një qendër shëndetësore nuk bleve një ambulancë ti i bëre spitalet kioska ku shiteshin pizhama. Për të kuptuar atë që s’kuptoje dot se nuk dinte nga të vinte e keqja, pare se të flasësh për shëndetësinë e vdekjen dhe vetëm ty mund të ngazëlleje vdekje kë për tu përgjigjur me atë se çfarë ti je me damkë, damkën e non gratës”,-tha Manastirliu.

Pas