Kryesore

Balla kërkoi largimin e deputetit, çfarë tha Spaho që u ndërpre seanca e Kuvendit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:06 - 09/06/22 |
Opi Nion

Debatet e forta ka pasur në Kuvend dhe gjithçka nisi pasi deputeti demokrat Edmond Spaho përdori një term të papërshtatshëm.

“Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këto bastardë”, u shpreh Spaho. Ndërsa kjo fjali ka revoltuar kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla.

Balla kërkoi të ndërpritet seanca në mënyrë që të mblidhet komisioni i etikës për të marrë një vendim për Emond Spahon

Replikat:

Emond Spaho: Këta marrin vesh vetëm shumë e forcës. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë.

Taulant Balla: Fjala e fundit që the. Këtu del përjashta ti sot dhe nuk vjen më. Atë fjalën e fundit bastard zotëria nuk mund të rrijë më në këtë sallë. Të thirret komisioni përkatës. Ose bëhet njëri shembull tani dhe nuk mund të vazhdojmë më.

Të vijë një njeri pas shtatë gotave raki dhe të fyejë në këtë farë feje kjo nuk shkon. O e merr ndjesë dhe kërkon ndjesë për fjalën që tha ose zotëria sipas përcaktimeve që ka kodi i etikës. Nuk tolerojmë që të shkojmë në darkë te fëmijët dhe të pyesin fëmijët për këtë fjalë.

Pas