Bota

Ministrat e Energjisë së BE-së diskutojnë për çmimin tavan për gazin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:15 - 25/10/22 |
Opi Nion

Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian takohen më 25 tetor në Luksemburg për të biseduar për vendosjen e mundshme të çmimit tavan për gazin.

Ata po ashtu do të diskutojnë për hapat e tjerë, por vendimi për këto çështje pritet të merret pas disa javësh.

Blloku prej 27 anëtarëve po shikon për mënyrat se si të ulë çmimet e larta të energjisë, pasi Moska reduktoi furnizimet me gaz.

Reduktimi i furnizimeve të energjisë ruse erdhi pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke shkaktuar rritjen e çmimeve, që arritën në nivele rekorde në gusht.

Në takimin e ministrave në Luksemburg po ashtu pritet të diskutohet për parimet se si një çmim tavan ndaj gazit do të mund të funksiononte, por edhe për pengesat e mundshme nëse merret një vendim i tillë.

Ditëve të fundit, çmimet e gazit kanë rënë, teksa shtetet po tentojnë të krijojnë furnizime të mjaftueshme për stinën e dimrit.

Megjithatë, disa zyrtarë të BE-së thonë se ende është e nevojshme që të vendoset një çmim tavan, me qëllim që gjatë dimrit mund të ketë rritje të re të çmimeve në Evropë./REL

Pas