Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Milot Rashica, Kosova dhe Shqipëria…

2016/08/19 at 1:52 PM
në Sport, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
A ishin këto mesazhet e Kerrit?

Nga Blendi Fevziu –
Milot Rashica, një futbollist i ri dhe i talentuar ka marrë një vendim personal, por vendimi i tij ka turbulluar më shumë se sa vetëm botën sportive. Sulmuesi që u vesh pak kohë më parë Kuq e Zi, por që nuk ishte pjesë e ekipit që udhëtoi në Francë në finalet e Europianit, i është përgjigjur ftesës së vendit të lindjes. Ai ka varur bluzën kuq e zi, për të veshur atë blu të ekipit te ri të Kosovës. Besoj se një veprim të tillë do ta bënte cdo njeri në vend të tij, ose në rrethana të ngjashme. Problemi është që vendimi i Rashicës provokoi një furtunë në mediat dhe sidomos rrjetet sociale dhe riktheu dy debate që duket se nuk kanë lidhje me njëri tjetrin. Të parin atë të ngatërrimit të futbollit me patriotizmin dhe shikimin folklorik të tij dhe e dyta, më e rëndësishmja, një debat mërie mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një debat në thelb krejt absurd.
Po i nis nga i pari për të vijuar tek i dyti. Zgjedhja e Rashicës ka qenë krejtësisht personale dhe ka motivet e saj. Përtej keqardhjes për humbjen e një futbollisti të talentuar që mund të jepte jo pak për ekipin e Shqipërisë, ajo nuk ka asnjë pasojë tjetër. Rashica ka lindur në Kosovë dhe ai ka vendosur t’i bashkohet ekipit te tij. Mund ta kishte bërë këtë edhe ca muaj më parë, por ai vendosi ta provonte fillimisht me Shqipërinë. Ndërroi mendje, apo u mërzit për mos aktivizimin në Europian kjo ka fare pak rëndësi. Ai është një futbollist me të ardhme dhe karriera e tij është e tija. Kjo nuk e bën as më pak shqiptar të Shqipërisë dhe as më shumë shqiptar të Kosovës. Ashtu sic nuk i bën as më të mirë dhe as më të këqinj, Shaqirin, Xhakën, Berhamin, Mustafin etj që kanë zgjedhur të përfaqësojnë ekipe të tjera. Ata janë të gjithë futbollistë të mëdhenj dhe për këtë duhen respektuar. Po kështu, zgjedhja e Shqipërisë, nuk i bën më pak të dashur për Kosovën, Taulant Xhakën, Etrit Berishën dhe gjithë shqiptarët e tjerë të Kosovës që kanë qenë dhe mbeten zemra e ekipit kuq e zi! Madje ndër më të respektuarit në ekip. As Lorik Canën që u kthye në një simbol në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
I dyti është një debat krejt absurd, që ka degraduar në sharje on line dhe në një lloj mllefi të pajustifikueshëm për të gjetur se kush është më patriot, Shqiptarët e Shqipërisë apo ata të Kosovës. Dhe se me cfarë mjetesh matet ky patriotizëm. Ky debat tejet pa sens, duhej të konsiderohej i mbyllur që në momentin që Kosova ka shpallur pavarësinë dhe ekziston si shtet i pavarur. Të besosh tek shteti ku jeton, të punosh për të, nuk është thjeshtë një detyrë, por është edhe një virtyt. Cdo qytetar i Kosovës duhet të përpiqet për perspektivën e vendit të tij e të tijën personalisht. Por te thuash që shqiptarët e Kosovës e duan më shumë Shqipërinë dhe e kanë nderuar më shumë atë edhe kjo është pa sens. Shqipëria ju ka ofruar shqiptarëve të Kosovës për vite me rradhë, që kur Hasi dhe Beqaj u bashkuan me ne, një mundësi për të luajtur dhe një ekip për të besuar. Në mungesë të ekipit të tyre dhe në respekt të një ndjenje patriotike 100 vjecare, Shqiptarët e Kosovës kanë qenë mbështetes të pakusht të ekipit tonë. Të ekipit të përbashkët. Jam i sigurtë që ata do të jenë sërish, sepse ekipi kuq e zi, përfaqëson një simbol që nuk zbehet lehtë. Përfaqëson një endërr me të cilën kanë lindur dhe janë rritur shumë shqiptarë të Kosovës.
Nga ana tjetër, Shqiptarët e Shqipërisë duhet të mësohen me faktin që Kosova sot ka institucionet dhe shtetin e saj. Shqipëria nuk duhet dhe nuk ka asnjë shans të jetë as tutore dhe as prind i saj. Shqipëria është një partnere, me një vend që banohet po ashtu prej shqiptarësh. Nuk ka një vend amë dhe një satelit. Ka dy shtete shqiptare, prodhuar jo nga dëshira, por nga rrethanat historike. Në këto rrethana, të flasësh për tradhëtarë dhe patriotë, nuk është thjeshtë marrëzi, por eshtë një gabim me pasoja. Milot Rashica ka qenë ndër të parët. Të tjerë futbollistë do bëjnë zgjedhjen e tyre. Ata mund të zgjedhin Shqipërinë apo Kosovën; mund të veshin fanelën e njërit ekip apo tjetrit dhe në asnjë rast, nuk duhet të jenë nën trysninë e “patriotëve të Facebook”, të cilët besojnë se janë fjala e fundit e së vërtetës dhe peshorja e vetme e moralit…
Blendi Fevziu


Etiketa: debatkombetarjakosovakuq e ziMilot rashicashqiperia


Ju sugjerojmë

Kosovë/Begaj: Urime Kurti, forcat politike të angazhohen në funksion të stabilitetit
Aktualitet

Kosovë/Begaj: Urime Kurti, forcat politike të angazhohen në funksion të stabilitetit

8 Qershor, 2026 10:57 am
Filipine/ Tërmeti me magnitudë 7,8 shkakton vdekje dhe shkatërrime
Bota

Filipine/ Tërmeti me magnitudë 7,8 shkakton vdekje dhe shkatërrime

8 Qershor, 2026 10:15 am
Dosja “Partizani”, mbërrin në GJKKO për të dëshmuar ish-ministri Genc Ruli
Kronikë

Dosja “Partizani”, mbërrin në GJKKO për të dëshmuar ish-ministri Genc Ruli

8 Qershor, 2026 10:10 am
Irani sulmon Izraelin, IDF: Interceptuam të gjitha raketat
Bota

Irani sulmon Izraelin, IDF: Interceptuam të gjitha raketat

8 Qershor, 2026 10:07 am
I duhet koalicion për të formuar qeverinë, Kurti: Bashkëpunim me gjithë partitë
Rajoni

I duhet koalicion për të formuar qeverinë, Kurti: Bashkëpunim me gjithë partitë

8 Qershor, 2026 9:59 am
Trump i kërkon Netanyahut të mos hakmerret ndaj Iranit
Bota

Trump i kërkon Netanyahut të mos hakmerret ndaj Iranit

8 Qershor, 2026 9:41 am
Pankartat në protestë, ironizon Rama: Ato më të “nxehtat” s’i postoj dot
Aktualitet

Pankartat në protestë, ironizon Rama: Ato më të “nxehtat” s’i postoj dot

8 Qershor, 2026 9:36 am
Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Dita e 8 e protestës, Rama:Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do ndalen kurrësesi

7 Qershor, 2026 10:55 pm
Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
Kryesore

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

7 Qershor, 2026 10:00 pm
Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve
Bota

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve

7 Qershor, 2026 9:24 pm
Para
Foto/ Monstra në gjykatë i braktisur, nuk shfaq pendesë

Foto/ Monstra në gjykatë i braktisur, nuk shfaq pendesë

Grida Duma: Edi Rama të kërkojë hetim për vdekjen e Pëllumb Marnikollit në  Greqi

Kathimerini: Vdekja e shqiptarit në polici, probleme diplimatike Shqipëri-Greqi

Ujërat e zeza pushtojnë një lagje në Durrës, ikin pushuesit

Ujërat e zeza pushtojnë një lagje në Durrës, ikin pushuesit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kosovë/Begaj: Urime Kurti, forcat politike të angazhohen në funksion të stabilitetit

Kosovë/Begaj: Urime Kurti, forcat politike të angazhohen në funksion të stabilitetit
8 Qershor, 2026

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në rrjetet sociale për zgjedhjet e parlamentare në Kosovë. “Urime Albin Kurti për rezultatin e...

Lexo më shumë

Filipine/ Tërmeti me magnitudë 7,8 shkakton vdekje dhe shkatërrime

Filipine/ Tërmeti me magnitudë 7,8 shkakton vdekje dhe shkatërrime
8 Qershor, 2026

Një tërmet me magnitudë 7,8 ballë goditi Filipinet jugore të hënën, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”, mbërrin në GJKKO për të dëshmuar ish-ministri Genc Ruli

Dosja “Partizani”, mbërrin në GJKKO për të dëshmuar ish-ministri Genc Ruli
8 Qershor, 2026

Ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli ka mbërritur në GJKKO për të dëshmuar në gjyqin e dosjes "Partizani". Seanca e kaluar...

Lexo më shumë

Irani sulmon Izraelin, IDF: Interceptuam të gjitha raketat

Irani sulmon Izraelin, IDF: Interceptuam të gjitha raketat
8 Qershor, 2026

Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit në përgjigje të sulmit izraelit në Bejrut më herët gjatë ditës së sotme. Zyrtarët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}