InstaBIZ

Miley Cyrus: Ende jam e tërhequr nga gjinia femërore


               Publikuar në : 10:48 - 12/07/19 |
xhu lia

Këngëtarja Miley Cyrus është shquar gjithnjë si për deklaratat ashtu  dhe për veprimet e saj gjithnjë ekstravagante.

Por nëse ndjekësit dhe fansat e saj kanë menduar se me lidhjen në martesë me aktorin Liam Hemsworth, ajo do të ndryshonte diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Në intervistën e fundit dhënë për “Elle” ajo është shprehur se termin bashkëshorte nuk e pëlqen dhe gjithashtu nuk afron fare me ‘nusen’ tipike.

Ndonëse ka zgjedhur Liam si partnerin e saj, Miley ka theksuar se vijon të jetë e tërhequr nga gjinia femërore. Ajo u shpreh se koncepti i saj mbi dashurinë universale nuk ka ndryshuar.

Mendoj se njerëzit janë pak konfuzë për faktin se jam e martuar. Por marrëdhënia jonë është unike. Vërtet njerëzit mendojnë se unë rri në shtëpi dhe gatuaj? Vërtet jam në një marrëdhënie heteroseksuale, por vazhdoj të jem shumë e tërhequr seksualisht ndaj vajzave. Unë mora një vendim për se cilin partner doja në krah. Zgjodha njeriun me të cilin ndihesha më e sigurt. Përfundimisht, nuk përshtatem me rolin stereotipik të bashkëshortes. As që më pëlqen ajo fjalë,”-ka përfunduar Miley./Opinion.al/

Pas