Sport

Milani ndërpret stërvitjen, trajneri Pioli rezulton pozitiv me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:04 - 14/11/20 |
Al Do

Padyshim në momentet e tij më të mira, trajneri i Milanit, Stefano Pioli duhet të bëjë pushim nga stërvitja e ekipit.

Sipas një deklarate zyrtare të klubi, tekniku italian ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pas një testimi të shpejtë të kryer mëngjesin e sotëm. Kjo ka sjellë edhe ndërprerjen e seancës së sotme stërvitore për kuqezinjtë.

Në njoftimin e klubit theksohet se trajneri nuk ka asnjë simptomë dhe se është vendosur menjëherë në karantinë. Ndërkohë, të gjithë tamponët e tjera kanë rezultuar negativë.

Te Milani, janë disa lojtarë që e kanë kaluar Covid-19: Tonali, Leao, Ibrahimovic, Donnarumma, Hauge e Gabbia.

Ekipi po përgatitet pasi përballjen e radhës në Serie A e ka me Napolin e vendit të tretë. Milani ndodhet në vend të parë me 17 pikë, dy më shumë se Sasuolo e vendit të dytë. /Opinion.al

Pas