Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Metamorfoza e madhe e Donald Trump

2016/04/23 at 11:34 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Kush është Donald Trump dhe si u bë ai i pasur

“You are fired!” (Je i pushuar!). Fraza e famshme që Donald Trumpi u ulëriste konkurrentëve të eleminuar në shfaqjen televizive The Apprentice, tani bie mbi këshilltarët e tij. Nis kështu Metamorfoza e Madhe, goditja e radhës në aventurën politike të The Donald.


E përshpejtuar prej triumfit në zgjedhjet primare të Nju Jorkut, është konfirmimi i një dhuntie që, miqtë ia njohin prej kohësh: Trumpi është një kameleon. Versioni 2.0 që është duke adoptuar, e paraqet më të mdoeruar, një njeri që jep siguri, tip pothuaj presidencial. Për të qetësuar ankthet e establishmentit republikan. Për të siguruar një paqe me krerët e partisë, në pritje të konventës së republikanëve.

Dhe për të reduktuar përqindjen e lartë të zgjedhësve armiqësorë, në prag të sfidës përfundimtare me Hillarynë. Tani Trumpi largon njerëzit më besnikë dhe afron dhelpra të vjetra të politikës, rekruton lobistë, lejon t’ia shkruajnë fjalimet, i lexon nga një teleprompter. Braktis koprracinë tradicionale dhe pranon të shpenzojë 20 milinoë dollarë nga xhepi i tij, për zgjedhjet primare në Pensilvani pas një jave, më pas indiana dhe në fund Kalifornia. Një ndryshim 360 gradë. Ose pothuaj. “You are fired!”. Viktima më e famshme është Stuart Jolly, drejtor i operacioneve të tij në terren, regjisor organizues dhe logjistik i fushatës elektorale. “Kishim një formulë fituese”, ka shkruajtur me keqardhje në letrën e dorëheqjes, në të cilën pranon kursin e ri. Jolly ishte një njeri i klanit të Corey Levandovskit, deri dje menaxher fushate shumë me pushtet, ndikimi i të cilit zvogëlohet me kalimin e orëve. I forti i ri, i thirrur së fundmi, është Paul Manafort.

Një veteran i politikës, i cili ka punuar në konventat republikane për Gerald Fordin, George Bushin e madh dhe Bob Dole. (Eshtë edhe konsulent i Vladimir Putinit). Vini re datat e lindjes. Levandovski, i rënë tashmë është 42 vjeç

Ylli në ngjitje Manafort është 67. Ky është rikthimi në skenë i zanatçinjve të vjetër të politikës. Një ndryshim jo vetëm personeli, por edhe filozofie. Pasi kishte përfituar duke bërë një fushatë “si i jashtëm, kundër establishmentit që më urren, kundër politikanëve të korruptuar të Uashingtonit), ja tek shfaqet The Donald, me qëllimin të punësojë pikërisht atë personel.

Manaforti, nga ana e tij, ka rekrutuar dy dhelpra të vjetra të “gëmushës” republikane, Rick Uiley dhe Uilliam McGinley. Misioni: të qetësohen lobet dhe rrymat e partisë, t’u dërgohen degë ulliri në shenjë paqeje të rëndësishmëve të Senatit dhe Kongresit, të ofrojnë poste në një ekzekutiv të ardhshëm të udhëhequr nga Trump. Kanë afruar edhe Colin Pouellin, ish Sekretarin e Shtetit në kohën e George Bush. Pra, shpallja është e qartë: “Open for Business” – jepi të hapur të bëjmë biznes së bashku. Kryengritja mori fund, manovrat e mëdha tani shërbejnë për të pajtuar Trumpin, me ata që i kanë shpallur luftë deri më sot. The Donald është gatuar kështu, dhe kështu ka qenë gjithmonë.

Michael kruse, në një artikull për Politico Magazine dhe një reportazh i BuzzFeed kujtojnë këtë konstante të jetës së tij: Trump është një njeri për të gjitha stinët, në gjendje të ndryshojë miq, mendime, politika, imazhin personal, sipas mundësive. Pasi ka 론ᨇtuar më shumë se 20 zgjedhje primare, por pa garantuar ende shumicën absolute të delegatëve, problemi i tij sot është që të bëjë të pranohet, të shmangë komplotet e establishmentit, që dëshiron t’ia heqë kandidimin në konventën e Klivlendit në korrik.

Në ton dhe në stil, Metamorfoza e madhe është parë direkt mbrëmjen e të martës në Nju Jork. Pasi i vuri përfund rivalët me 60% të votave dhe pothuaj tërësinë e delegatëve, Trumpi mbajti një fjalim të shkurtër dhe të kthjellët. Ka folur për “senatorin Ted Cruz”, në vend që ta quajë si zakonisht “Gënjeshtari Cruz”. Shënimet e tij në Tuiter po zbuten. Prej ditësh nuk shfaqet në një shfaqje televizive, ai që bënte maratona të përditshme. Ka thënë se do të mbajë një fjalim programatik për politikën e jashtme, por do të ndjekë në teleprompter (lexuesi elektronik për të cilin

qortonte Obamën), një tekst të shkruajtur nga të tjerë. Përpara Super të Martës së ardhshme në Veri-Lindje (Pensilvani, Merilend, Ishulli i Rodit, Konektikat, Delëuer) ka nxjerrë 20 milionë dollarë, ai që deri sot mbështetej tek reklamat falas, që i vinin falë “të shtënave” të gojës së tij në televizione. Një shungullimë i shpëton gjithësesi: “Për të blerë delegatët e konventës kam lodrat më të bukura.

Do i bëj të udhëtojnë me Boeingun tim, do i dërgoj në Florida në vendpushimet e mia, në klubet e golfit dhe në saunat fantastike”. Mediat e djathta janë të magjepsura nga Metamorfoza e Madhe. Uashington Post pyet se mos është “shumë pak dhe hsumë vonë”, për të zbrazur serbatorin e madh të armiqësisë tek elektorati. / Bota.al



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Para
Skandali i FSHF-së, shpik çdo ditë nga një kalendar të ri

Skandali i FSHF-së, shpik çdo ditë nga një kalendar të ri

PS (nuk) ndërhyn në gjyqësor. Shihni si shan Balla, Fatmira Hajdarin

PS (nuk) ndërhyn në gjyqësor. Shihni si shan Balla, Fatmira Hajdarin

Kryetarët e bashkive, jo më shumë se 3 mandate radhazi

Rama zëvendëson Blushin në Kryesi me Qazim Sejdinin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}