Aktualitet

Meta takoi Ballën, Bardhi: Trekëndëshi i Bermudës konsultohet çdo ditë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:25 - 19/01/22 |
Opi Nion

Pas takimit të Presidentit, Ilir Meta me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla për caktimin e një date për zgjedhjet e pjesshme vendore, ka reaguar menjëherë opozita.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një status në Twitter shkruan se nuk pati asnjë habi nga qëndrimi i Metës, ndërsa shtoi se konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë.

“Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i radhës para kamerave.”, shkruan Bardhi.

Pas takimit Meta tha se s’ka pasur ftesë zyrtare për konsultim me asnjë parti, ndërsa takimin me Ballën e cilësoi konsultë informale./Opinion.al

Pas