Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar këtë të enjte datën e lindjes së Presidentit Bujar Nishani.
Meta shkruan se humbja e Presidentit ka lënë një boshllëk të madh ndërsa shton se do të kujtohet gjithnjë për patriotizmin, integritetin, urëtsinë dhe mënçurinë që shfaqi në angazhimin e tij politik.
“Sot përkujtojmë ditën e lindjes së Presidentit Nishani. Mungesa e Tij ka lënë një boshllëk të madh tek familjarët, të afërmit, miqtë e bashkëpunëtorët. Do ta kujtojmë gjithmonë për patriotizmin, integritetin, urtësinë e mençurinë, vlera që i shfaqi në çdo detyrë e angazhim politik”- shkruan Meta.
Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017./Opinion.al