Kronikë

Fier/ Përplaset me autobusin, humb jetën drejtuesi i motomjetit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:13 - 29/09/22 |
Opi Nion

Një autobus është përplasur me një motomjet, rreth orës 09:30 të së enjtes, në Kurjan, Roskovec. Policia bën me dije se si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtues i motomjetit, I. C., 80 vjeç.

Bëhet me dije se nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar, ndërsa I. M. shoferi i autobusit është shoqëruar në komisariat për veprime procedurale.

“Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë. Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar. Shtetasi I. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas