Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat deklaroi se qytetarët mezi po presin 12 nëntorin, ditën e protestës së opozitës.
Sipas Metës, kjo ditë do jetë e rëndësishme për demokracinë dhe për rizgjimin e dinjitetit.
“Ne i kemi ftuar qytetarët dhe jemi të sigurt se ata mezi e kanë pritur një datë për të shprehur padurimin e tyre për ndryshimin dhe protestën e tyre për këto skandale të llahtarshme që është zhytur kjo qeveri që ka vrarë shpresën e të rinjve. Ne do të angazhohemi në këtë drejtim, 12 nëntori do të jetë dite e rëndësishme për demokracinë dhe rizgjimin e dinjitetit në vend”-tha Meta.