Kronikë

Gjirokastër/“Benz”-i përplaset me 2 autobusë, 3 të plagosur, mes tyre një i mitur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:41 - 04/11/22 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 16:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në lagjen “Punëtore”. Sipas policisë një autobus është përplasur me nje makinë dhe me një autobus tjetër që drejtohej nga shtetasi Th. D., 37 vjeç. Si pasojë e përplasjes tre persona kanë mbetur të lënduar. Bëhet fjalë për drejtuesin e autobusit si dhe shoferin e mjetit tip “Benz” dhe djalin e tij të mitur, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

“Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në lagjen “Punëtore”, është përplasur autobusi i linjës Dropull-Kakavije, që drejtohej nga shtetasi G. D., 45 vjeç, me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. Sh., 36 vjeç dhe me një autobus që drejtohej nga shtetasi Th. D., 37 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. D., drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi A. Sh. dhe djali i tij i mitur, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore”-njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Pas