I gjendur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i ftuar në edicionin informativ të Voice Of America, nuk e ka përtypur dot insistimin e gazetares, lidhur mbi çështjen CEZ-DIA dhe përfshirjen e emrit të Metës në këtë aferë. Meta i është drejtuar gazetares me fjalinë: “ Duhet ta filloni gazetarinë nga e para”