Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta njofton takim me Ruçin për Gjykatën Kushtetuese

2020/06/24 at 10:03 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta njofton takim me Ruçin për Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Meta shprehet i vendosur për të çuar përpara procesin e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që ajo të rinisë të funksionojë.


Zëdhënësi i presidetit ka njoftuar në një status në Facebook se pas raportit të Komisionit të Venecias Presidenti Meta do të ftojë për takim zyrtar Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi për të diskutuar dhe koordinuar bashkëpunimin me të gjitha institucionet përgjegjëse, por edhe me partnerët ndërkombëtarë për këtë çështje.

Takimi pritet të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme dhe në fokus do të jetë funskionimi sa më shpejtë i Gjykatës Kushtetuese.

Zëdhënësi i presidentit fton gjithashtu palët të reflektojnë mbi raportin e Venecias si dhe shprehet se në këtë “qorrsokak nuk na futi Kushtetuta por mungesa e respektit për të.”

Reagimi i plotë i Tedi Blushit

Lidhur me pyetjen se çdo të ndodhë me Gjykatën Kushtetuese pas raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias dua të konfirmoj vendosmërinë e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për të zbatuar me përkushtim dhe transparencë të plotë rekomandimet e Komisionit të Venecias për zhbllokimin e situatës përmes bashkëpunimit të institucioneve sipas parimit të luajalitetit kushtetues.

Pikërisht ashtu siç kërkonte Presidenti Meta, në letrën e Tij zyrtare të 5 nëntorit për Kuvendin, KED dhe Avokatin e Popullit:

“…Presidenti mban këtë qëndrim nisur nga parimi kushtetues i luajalitetit (bashkëpunimit) midis organeve shtetërore dhe nga gjetja e mundësive që Gjykata Kushtetuese të plotësohet sa më parë”.
“Pa një bashkëpunim midis organeve të përfshira në procesin e emërimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese (KED-President-KED-Kuvend), ky proces nuk mund të përmbyllet në përputhje me nenin 179, pikat 2 dhe 12 të Kushtetutës si dhe parimeve të hartuara nga jurisprudenca e vetë Gjykatës Kushtetuese”.
“…Bashkëpunimin maksimal me secilin prej institucioneve në mënyrë që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë të jetë sa më shpejt funksionale dhe të gjitha vendet vakant në këtë Gjykatë të plotësohen sa më shpejt dhe në përputhje të plotë me parashikimet e Kushtetutës dhe kërkesat e ligjit”.

Ndaj në fillim të javës së ardhshme, Presidenti Meta do të ftojë për takim zyrtar Kryetarin e Kuvendit për të diskutuar dhe koordinuar bashkëpunimin me të gjitha institucionet përgjegjëse, por edhe me partnerët ndërkombëtarë, aq më tepër që funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese është kusht kryesor edhe për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Presidenti Meta vlerëson rëndësinë që të gjitha institucionet përgjegjëse që përmenden në Raportin Përfundimtar të Komisionit të Venecias, të përqëndrohen dhe ta lexojnë në mënyrë të thelluar, pasi ekspertët kanë bërë një punë shumë të kujdesshme për të na nxjerrë nga ky qorrsokak ku nuk na futi Kushtetuta por mungesa e respektit për të.

Ndaj kjo javë duhet të investohet nga të gjithë për të kuptuar më mirë rekomandimet e Komisionit të Venecias, në mënyrë që pa humbur kohë, të bashkëpunohet për bërjen sa më parë të vendit me Gjykatë Kushtetuese, pasi ky është institucioni më i rëndësishëm i shtetit në gjykimin e Presidentit Meta.

Nëse iniciativa e Presidentit Meta në nëntor 2017 për një koordinim të përbashkët midis Presidentit, Kuvendit dhe EURALIUS për hedhjen e shortit dhe funksionimin e KED në mënyrë të pakontestueshme nga askush nuk do të ishte minuar, Shqipëria nuk do të kishte mbetur asnjë sekondë pa Gjykatë Kushtetuese funksionale, opozita nuk do të kishte asnjë justifikim për t’u larguar nga Kuvendi, pushteti vendor do ishte gjithëpërshirës e legjitim, si dhe negociatat do të ishin hapur prej kohësh.

Por, tani është me e rëndësishme të përqëndrohemi te permbushja e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për të ecur përpara përmes bashkëpunimit, transparencës dhe respektimit të Kushtetutës./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Gjermania nënkampione e Evropës për punën nga shtëpia
Bota

Gjermania nënkampione e Evropës për punën nga shtëpia

19 Maj, 2025 9:30 am
Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë
Aktualitet

Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë

19 Maj, 2025 9:19 am
“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim
Aktualitet

“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

19 Maj, 2025 9:08 am
Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?
Bota

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

19 Maj, 2025 8:59 am
Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri
Aktualitet

Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

19 Maj, 2025 8:50 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Begaj uron presidentin e ri të Rumanisë: Pres me kënaqësi të punojmë së bashku

19 Maj, 2025 8:40 am
Ish-Presidenti Biden u diagnostikua me kancer/Trump: I urojmë shërim të shpejtë
Bota

Ish-Presidenti Biden u diagnostikua me kancer/Trump: I urojmë shërim të shpejtë

19 Maj, 2025 8:33 am
Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani
Bota

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

19 Maj, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 19 maj 2025

19 Maj, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 19 maj 2025

19 Maj, 2025 8:16 am
Para
Pakistan/Plazma e gjakut e të shëruarve nga epidemia po shitet në të zezë

Pakistan/Plazma e gjakut e të shëruarve nga epidemia po shitet në të zezë

“Për 4 muaj shkatërroi botën”, Fauci: Kriza nuk ka përfunduar ende

Fauci: Jemi ende në mes të valës së parë së koronavirusit

Shtyhet vendimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri

Shtyhet vendimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri
















TE FUNDIT

Gjermania nënkampione e Evropës për punën nga shtëpia

Gjermania nënkampione e Evropës për punën nga shtëpia
19 Maj, 2025

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, vetëm finlandezët punojnë më shumë nga...

Lexo më shumë

Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë

Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë
19 Maj, 2025

Numërimi i votave të diasporës për partitë ka përfunduar, kurse për subjektet politike vijon ende. Gara e fortë vijon mes...

Lexo më shumë

“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim
19 Maj, 2025

Do të mbahet sot në orën 11:30 seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Gjyqtarja Floreja Davidhi pritet...

Lexo më shumë

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?
19 Maj, 2025

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBB. Edhe vendet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com