Aktualitet

Shtyhet vendimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:25 - 24/06/20 |
Al Do

Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë sërish dhënien e vendimit për Saimir Tahirin.

Gjykata vendosi që të shprehet ditën e premte me 26 qershor në orën 13:00.

Vendimi ishte parashikuar që të jepej në 11 qershor, ku Tahiri paraqiti dhe një mbrojtje voluminoze prej rreth 130 faqesh.

Gjatë kësaj kohe kujtojmë se ka ndryshuar një anëtar i trupës gjykuese. Gjyqtarja Nure Dreni u zëvendësua u bë për shkak të shkarkimit nga vettingu më 17 qershor. KLGJ e zëvendësoi atë me Dhimitër Larën i cili sëbashku me Albana Boksin dhe Nertila Kosovënn do të marrë vendimin për Tahirin.

Ishte pikërisht ky ndryshim në trupën gjykuese që solli edhe shtyrjen e sotme të dhënies së vendimit. Gjyqtari Lara ka kërkuar që të njihet me të gjitha aktet e çështjes para daljes me një vendim.

Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3 vite e 4 muaj shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit. /Opinion.al

Pas