Bota

Fauci: Jemi ende në mes të valës së parë së koronavirusit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:16 - 24/06/20 |
el ida

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në SHBA, deklaroi përpara komitetit të Kongresit amerikan se javët e ardhshme “do të jenë kritike” për të frenuar numrin e të infektuarve.

Fauci tha se është “optimist i kujdesshëm” se disa vaksina mund të jenë në dispozicion në fund të vitit teksa theksoi se ka një tendencë shqetësuese të rritjes së rasteve me koronavirus.

”Kjo është shumë shqetësuese për mua”, tha Fauci, duke iu bërë thirrje njerëzve që t’i shmangin turmat dhe të vendosin maska. Shtetet e Bashkuara “janë ende në mes të valës së parë” të sëmundjes, shtoi ai.

Numri ditor i rasteve të reja në SHBA aktualisht qëndron në rreth 30,000, teksa më herët kishte rënë në rreth 20,000.

Autoritetet në SHBA kanë konfirmuar mbi 2.3 milionë raste me koronavirus dhe mbi 121,000 viktima.

Në rang global, numri i të infektuarve ka arritur në mbi 9.2 milionë. Prej tyre, mbi 4.6 milionë janë shëruar dhe mbi 477,000 kanë vdekur./Opinion.al

Pas