Aktualitet

Meta: Nëse LSI promovon banditë, qytetarët ta fshijnë nga faqja e dheut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:29 - 24/02/21 |
Doriana Çepunaj

Gjatë konferencës së ditës së sotme teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se punon për aksionin opozitar, kreu i shtetit u përgjigj se del në konferenca për të ndërgjegjësuar qytetarët që të votojnë pa frikë.

Po ashtu, Ilir Meta iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë kundër LSI nëse kjo forcë politike promovon oligarkët.

Presidenti del për të ndërgjegjësuar qytetarët për të votuar pa frikë. Nëse ish-partia që kam themeluar unë dhe që drejtohet nga zonja Monika, përfaqëson oligarkinë, ta votojnë gjithë shqiptarët kundër, në qoftë se promovon banditë e të inkriminuar, ta votojnë kundër gjithë shqiptarët ta fshijnë nga faqja e dheut. Të ngelet pa asnjë votë. Nëse përpiqet të blejë votra e të bëjnë marrëzira të tjera, të gjithë ta votojnë kundër. Ja këtë bën Presidenti. Nuk janë dele shqiptarët. Që të bëhemi Kore e Veriut, tani ka përfunduar kjo histori. S’mund të dali as Serbia, as Mali i Zi askush tjetër përpara Shqipërisë në integrimin europian”, deklaroi ndër të tjera Presidenti Ilir Meta./Opinion.al

Pas