Rajoni

Maqedonia e Veriut merr vaksinën nga Serbia,Filipçe shkarkon vetë dërgesën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:57 - 24/02/21 |
Semiljana Azizi

Kanë mbërritur në Maqedoninë e Veriut rreth 8 mijë doza të vaksinës Pfizer që janë siguruar nga Serbia.

Dozat janë pritur nga vetë Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, raportojnë mediat vendase.

Nga fotot e postuara në rrjet duket se Filipçe së bashku me homologun e tij serb Zllatibor Llonqar janë angazhuar personalisht të shkarkojnë-ngarkojnë dërgesën me vaksina anti-COVID-19.

Por ajo që bie në sy, si një praktikë e cila nuk është aplikuar në vendet e tjera është fakti se vaksinat janë transportuar me makinë të thjeshtë, pavarësisht se për ruajtjen e tyre duhen temperatura shumë të ulëta.

Kujtojmë se dërgesa e parë me 4680 doza të vaksinave Pfizer nga Serbia kishte arritur në 14 shkurt dhe pas asaj dërgese nisi zyrtarisht procesi i imunizimit kundër Covid-19./Opinion.al

Pas