Aktualitet

Meta: Në shtator kemi punë të tjera, do përgatitemi për një qeveri teknike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:31 - 11/08/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat deklaroi se në shtator fillon përgatitjet për krijimin e një qeverie teknike.

“Në shtator kemi punë të tjera. Në shtator do punojmë për qeveri teknike, parlamenti të mblidhet që tani meqë ishte tromaksur dhe zonja Lindita”, tha Meta.

Më tej Meta tha se është i bindur qe dita kur do të mbahet referendumi është shumë e afërt.

“Unë jam 100% i bindur që dita e praktikumit të referendumit do të jetë shumë e afërt dhe do të jetë dita me ndarjen nga sundimi i pakicës së pakicës. Në këtë vend kemi një problem që pakica qeveris, për të gjitha ato që dihen, por edhe brenda pakicës, vendimet i merr një pakicë fare e vogël. Kjo pakica tjetër më e madhe është një mish për top për këtë pakicë të vogël, siç janë edhe patronazhistët që pas referendumit do të jenë njerëz të lirë”-tha Meta.

Pas